LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse konsumojmë shumë alkol?

12 Mars 2019, 14:40, Lifestyle CNA
Çfarë ndodh me trupin tonë nëse konsumojmë shumë

Një studim i bërë me 18.000 të rritur, ka rezultuar që njerëzit të cilët pijnë herë pas herë një gotë verë apo birrë janë më pak të prekur nga sëmundjet sesa ata të cilët nuk pijnë.

Sipas ekspertëve  birra ndodhet në të njëjtin nivel të përfitimeve shëndetësore sikurse vera, e cila njihet për vetitë e saja parandaluese të koagulimit të gjakut dhe përmbajtjes së sasisë së lartë të antioksidantëve.Studimi i publikuar në Revistën e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik, gjithashtu tregoi se gjatë një hulumtimi nuk kishte dallime mes personave që përdorin verën dhe atyre që përdorin birrën shkruan DailyMail.

Katër në nëntë persona të cilët nuk pijnë alkool, deklaruan se kanë probleme shëndetësore, kurse vetëm një në katër persona të cilët pijnë alkool kanë deklaruar që kanë probleme shëndetësore.

?Sa më e lartë sasia e alkoolit të konsumuar, aq më I ulët rreziku nga problemet me shëndetin?, tha Fernando Rodrigues ? udhëheqës I këtyre studimeve.

Studimet e mëparshme kanë treguar që birra është e pasur me vitaminë B6, e cila njihet për  prodhimn e homocistinës- një substancë kimikale që shkakton sëmundjet e zemrës. Një studim tjetër tregoi që personat të cilët nuk konsumojnë alkool janë tre herë më të rrezikuar nga gripi në krahasim me ata të cilët konsumojnë.

 

Lajmet e fundit nga