LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Anika vendos të hakmerret ndaj Shivait, ja ç’do ndodhë sot

12 Mars 2019, 08:37, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Anika vendos të hakmerret ndaj Shivait, ja

Shivai organizon një lojë me këngë dashurie. Familja ndahet në dy grupe për lojën. Shivai insiston që Anika t?i thotë se e dashuron dhe mendon ta arrijë këtë me lojën. Teksa të gjithë argëtohen me lojën Bavja hyn në dhomën e Zvetlanës për të zbuluar çfarë fsheh. Texh hyn në dhomë dhe sheh Bavjan të fshehur pas perdes. Texh vendos ta ndihmojë Bavjan dhe i jep një shenjë. Ajo kontrollon në dollap dhe gjen çelësin. Zvetlana hyn në dhomë dhe Bavja fshihet. Rudra e shpëton Bavjan dhe thërret Zvetlanën. Shivai i kërkon Anikës të këndojë një këngë dashurie. Anika nuk pranon dhe thotë se nuk e mban mend. Shivai insiston. Më në fund Anika e këndon këngën por ka turp të thotë fjalët magjike. Ajo bën sikur e ka harruar këngën. Shivait i humb durimi.

Ai largohet me nerva. Omin dhe Gorin i ndjekin. Om e çon Gorin në një burim uji dhe ajo hap sytë. Ata ja arrijnë të shpëtojnë nga banditët. Shivai mërzitet që Anika nuk ja shpreh dashurinë. Anika e shtyn Shivain në shtrat dhe i pëshpërit në vesh ?Të dua?. Shivai bën sikur nuk i bëru përshtypje dhe thjesht e falenderon Anikën. Anika mërzitet me përgjigjen e Shivait dhe i hedh ujë. Ajo largohet ndërsa Shivai kërcen nga gëzimi. Anika vendos të hakmerret ndaj Shivait. Bavja i tregon Rudrës çelësin që mori nga dollapi i Zvetlanës. Zvetlana dyshon se Texh po bashkëpunon me familjen për të nxjerrë sekretin.

Lajmet e fundit nga