Connect with Us

Basha në përgjim?/ Prokuroria sqaron videon e Salianjit

Aktualitet

Basha në përgjim?/ Prokuroria sqaron videon e Salianjit

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha mbrëmë në emisionin “Open”  se selia e opozitës përgjohet nga ana e qeverisë non stop.

Salijani tha se ka materiale video dhe audio që e vërtetojnë këtë survejim ambjental.

Gjithashtu ai publikoi edhe një video, për të cilën pretendon se vërteton që kreu i PD-së, Lulzim Basha është në përgjim.

Ndërkohë, në lidhje me pretendimet e Salianjit ka reaguar sot organi i akuzës, duke mohuar deklaratët e ish-deputetit demokrat.

Prokuroria deklaron se kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk është nën përgjim nga organi i akuzës dhe se pamjet e publikuara nga Salianji janë të shkëputura nga një tjetër çështje e ndarë që është nën hetimin e prokurorisë.

LEXO EDHE:  Po tani, çfarë pazari kërkon Lulzim Basha?

Referuar videos së publikuar nga Salianji, ku shfaqej makina e Lulzim Bashës, organi i akuzës sqaron se është filmuar rastësisht në një nga ditët kur hetoheshin dhe verifikoheshin lëvizjet e Fredi Alizotit në selinë blu.

Video është shkëputur nga filmimet e prokurorisë dhe është publikuar nga Salianji si një provë se kryedemokrati Lulzim Basha përgjohet në mënyrë të paligjshme nga prokuroria.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Rama nuk e kursen opozitën/ “Është jashtë binarëve”

LEXO EDHE:  Po tani, çfarë pazari kërkon Lulzim Basha?

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Shikoni Vjosa Osmanin për të kuptuar Edin dhe Lulin

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Shikoni Vjosa Osmanin për të kuptuar Edin dhe Lulin

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Zëdhënësja e Berishës kundër Bashës

LEXO EDHE:  Rama nuk e kursen opozitën/ “Është jashtë binarëve”

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE