LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Basha në Korçë/ Ngatërron Ervin Salianjin me Vali Dukën

12 Mars 2019, 19:19, Aktualitet CNA
 Basha në Korçë/ Ngatërron Ervin Salianjin me Vali

Gjatë vizitën në qytetin e Korçës, kreu i PD -së, Lulzim Basha, duket se ka qenë jashtë kontrollit. Madje aq i humbur është paraqitur në takime me qytetarët dhe bizneset, sa që ka ngatërruar ish-deputetin Ervin Salianji me ish-deputeten, Vali Duka.

Basha e ka nisur nisur fjalën në sheshin e qytetit, duke thënë “djali juaj,deputeti i Korçës, Salianji…”. Ndërkohë një grua, që ishte ngjitur me Lulin, i ka thënë me zë të ulët: “Vali Duka është deputete e Korçës. Ky është ai i Maliqit…”

Dhe më tej Luli ka vazhduar: “…Dhe zysha e nderuar Vali Duka”.

Pasi ka ndezur sheshin me këtë gafë ai ka shkuar në takim me të rinjtë. Në sallë janë ulur Salianji, tre karige bosh, Luli si dhe një vajzë nga forumi rinor, ndërsa Vali Duka, Edmond Spaho, Klevis Balliu dhe Florjan Mima në këmbë.

Më pas kanë nisur diskutimet me fjalimin e Salianjit, dhe ato të të rinjve të Forumit rinor, të cilët e mburrnin me radhë.

CNA.al mësoi se njëri nga diskutantët e porositur tha: “Në fushatë Ervini na ka ardhur me çizme nëpër parcela.”

Turi i Bashës në Korçë ka vazhduar me vizitat nëpër dyqane. Ngaqë i kishin mësuar të gjithë shitësit, të tërë e kishin kasetën njëlloj. Në dhjetë dyqane të dhjetë njëlloj:

“Një deputet na ka ardhur, na ka qarë hallet, Ervin Salianji, se zysh Vali është me infarkt na thonë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga