Akuza e rendë/ Kryeministri Rama në dosjet e hetimit nga Prokuroria – CNA
Connect with us

Denoncim

Akuza e rendë/ Kryeministri Rama në dosjet e hetimit nga Prokuroria

Publikuar

-

 Kryeministri Edi Rama del të jetë i përfshirë në të ashtuquajturin si “skandali i vjedhjes së votave”. Në adresë të tij ekzistojnë përgjime, që flasin për direktivat që ai u jep dhunuesve të votave.

Këto e të tjera akuza të renda ka hedhur ndaj kryeministrit në detyrë Edi Rama, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i qenë prezent në studion e emisionit “Mbrëmje në ABC News”. Ku, ndër të tjera është diskutuar edhe lidhur me dosjet hetimore 184 dhe 339, si dhe për dosjen “Kukësi”, të përmendur për herë të parë nga përfaqësuesi i lartë i drejtimit të PD-së.

Vangjush Dako është njëri nga peshqit e mëdhenj të përgjuar dhe bërë pazare për blerje votash, por peshku i madhe fare është Edi Rama, ka përmendur Bardhi, që nuk është zbrapsur nga akuzat edhe kur moderatorja e emisionit e ka pyetur nëse ato janë politike, apo të mbështetura në fakte.

“Nuk janë sulme politike, nuk është sulm individual. Këto që po deklaroj publikisht mbështeten në prova e fakte që Prokuroria i disponon nëpër dosjet, hetimin e të cilave e mban prej vitesh të pambyllur. Ka ndodhur kjo dhe vijon të ndodh pasi Kryeministri komandon Prokurorinë,” – ka thenë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Denoncimi / Rama presion administratës për të mbushur sheshin “Nënë Tereza”

Publikuar

-

By

rama komenton vendimin e opozites

Ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të zhvillohet takimi nën siglën “Bashkia që Duam”, ku pritet të shpallet dhe rikandidimi i Erion Veliajt për postin e kryebashkiakut të kryeqytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publike disa denoncime të ardhura në adresë të tij, në lidhje me atë që ai e quan “antimitingu i Ramës në Tiranë”.

Sipas Berishës punonjësit e administratës janë të detyruar të marrin pjesë në antimitingun e Ramës.

“Vazhdon terrori mbi punonjësit e administratës për të marrë pjesë me detyrim në antimitingun e Edvinit”,-shkruan Berisha.

Shkrimin e tij Berisha e ka bazuar në dy denoncimet e mëposhtëme, ku shkruhet se punonjësit e administratës kanë marrë urdhër të japin emrat e personave që do të sjellin nesër madje edhe të bëjnë foto e t’ia dërgojnë.

Ndërkohë në një denoncim tjetër thuhet se do të nisen autobuzë nga Gjirokastra me punonjës të administratës të kërcënuar për vendin e punës për të marrë pjesë në antiming.

Denoncimet e publikuara nga Berisha:

Mirembrema!

Ne lidhje me ate qe disa persona kane shprehur per mitingun e atij pleres ne daten 23 eshte shume e vertete . Tek ne kan ushtruar nje presion te madh duke na detyruar te japim emrat e personave qe do marrim me vete edhe ne momentin qe do jemi ne shesh duhet ti bejme foto edhe tju a dergojme. Presioni ka qen nese nuk vini edhe nuk sillni njerez jeni te pushuar direkt nga puna.

Ju uroj gjithe te mirat.

Pershendetje Zoti Berisha!

Jam nje qytetare nga Gjirokastra dhe po Juve ne dijeni se kryetari I Partise Socialiste Gjirokaster po Ben lista me punjonjes te administrates, duke I detyruar dhe trembur me vendin e punes, per t’i derguar ne Tirane diten e shtune me autobuza ne mbeshtetje te Lali Erit.

Mund tua vertetoni shqiptareve me foto e video “sesa e duan Lali Erin” sa dhe nga Gjirokastra e larget po mbledhin njerez se nga Tirana askush s’genjehet.

Poshte mashtruesit dhe hajdutet.

Anonim ju lutem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rihapja e dosjes/ Artan Hoxha: Agjentura greke rol në masakrën e Peshkëpisë 

Publikuar

-

By

Në emisionin “Repolitix”, ku po diskutohet lidhur me rihapjen e dosjes së të njohurës si “Masakra e Peshkëpisë”, që është ngjarja më e madhe kriminale e ndodhur në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit, i ftuar është dhe gazetari Artan Hoxha.

Duke diskutuar lidhur me mos-hetimin deri në fund të kësaj ngjarjeje, ku mbeti i vrarë komandanti i nënrepartit kufitare të Peshkëpisë, Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, që të dy “Dëshmorët e Atdheut”, Hoxha  përmendi si një nga arsyet faktin që  nga pala greke ka qenë e vështirë për të gjetur bashkëpunim. Kjo pasi në masakër ka pasur rol edhe agjentura greke.

“Aty kanë luajtur rol edhe agjentura greke, ky ka qenë edhe fati që ka qenë vështirë për të gjetur bashkëpunim nga pala tjetër. Reparti ndodhet në vijë ajrore jo më shumë se 3 km nga kufiri grek. Ata erdhën një ditë para, kanë pasur informacion që ushtarët shqiptarë nuk kishin armë me fishekë.

Pritën mesnatën dhe duke ditur që gjatë natës kishte rekrutë të rinj. Ushtari Arsen Gjini ka pasur një armë pa fishekë në dorë, e vranë dhe brenda dy minutash u futën brenda repartit. Armët ishin në kasafortë të kyçura”,- ka artikuluar gazetari investigativ, Artan Hoxha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Priten zhvillime të reja/ Rihapet dosja e masakrës së Peshkëpisë

Publikuar

-

By

Pas kalimit të gati dy dekadave e gjysëm është rihapur sërish dosja për masakrën e Peshkëpisë, ngjarjes më të rendë kriminale të ndodhur në 10 Prill 1994 në pikën kufitare të Peshkëpisë, Gjirokastër. Ku një komandë terroriste greke sulmoi kapanonin ku strehoheshin ushtarakët shqiptarë të ruajtjes së kufirit duke lenë të vrarë, komandantin e nënrepartit, Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini, që të dy “Dëshmorët e Atdheut”.

Përveç bujës që bëri në shtypin e kohës dhe zërit të mekur, me të cilin e përcollën indinjatën institucionet shtetërore, masakra nuk u hetua asnjëherë nga autoritetet,duke u varrosur për gati çerek shekulli.
Për tu rihapur tashmë, duke pritur të sjellë zhvillime të reja. Por pse u rihap pikërisht tani kjo dosje?

Nga tryeza e emisionit “Repolitix” gazetari i “GSH”, Elton Qyno, shpjegon se kanë qenë disa informacione të Drejtorisë së Antiterrorit që kanë sjellë rikthimin në hetim të dosjes.

“Ka qenë një informacion i drejtorisë së Antiterrorit që solli hapjen e kësaj dosje. Këta oficerë kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë kërkuar rihapjen e çështjes, pasi konstatuan se dosja kishte mangësi. Momentalisht nuk ka asnjë fajtor, asnjë i arrestuar. Ushtarët që kanë qenë janë pyetur dhe nuk u është dërguar asnjë letër porosi grekëve. Nuk ka pasur asnjë bashkëpunim mes dy shteteve për informacion për zbardhjen e kësaj çështje. Organizata “MAVI” që morri përsipër sulmin ndaj pikës së kufirit shqiptar njihet si terroriste edhe në Greqi, por dëmin e ka bërë në Shqipëri,”- tha Qyno/CNA.AL.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

Close