LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretari i Bashës sulm ndaj Rudina Hajdarit

11 Mars 2019, 20:27, Aktualitet CNA
Sekretari i Bashës sulm ndaj Rudina Hajdarit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas vendimit të deputetes Rudina Hajdari për mosdjegien e mandatit.

Bardhi e ka cilësuar vendimin e Hajdarit si një vendim personal ndërsda mandatitn të demokratëve.

Sipas Bardhit, ajo sot nuk nuk përfaqëson më PD-në në Parlament dhe nuk është më pjesë e Këshillit kombëtar.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!/CNA.al

Lajmet e fundit nga