LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta tek “Petro Nini”/ Shehi: Ligji favorizon të fortin

11 Mars 2019, 19:48, Aktualitet CNA
Protesta tek “Petro Nini”/ Shehi: Ligji favorizon të fortin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i qenë prezent në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo?, në TV “Report TV”, ka komentuar përplasjen e ndodhura ditën e sotme në zonën e ?Petro Ninit? në Tiranë.

Shehi u shpreh se një situatë të tillë nuk duhet t’ia delegojmë policisë, pasi përgjegjëse për këto raste është Qeveria dhe Bashkia.

Sipas Shehit, problemi i pronave në Shqipëri është i vjetër dhe me plotë kokëçarje që provokojnë përplasje.

?Nuk duhet t’ia delegojmë Policisë. Kjo çështje don një angazhim serioz. Përgjegjës janë Bashkia dhe Qeveria, pasi me pronat në Shqipëri ka pasur probleme me dekada. Ligji favorizon më shumë më të fortin se sa fukarain e shkretë , i cili e ka të vështirë të fitojë gjyqin. Këtu, me pronat, kemi pas probleme gjithmonë dhe çdo Qeveri që ka ardhur e ka neglizhuar këtë punë, me pretekstin që do ta zgjidhi koha?,-u shpreh Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga