LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njeriut të ardhur nga “ferri i kuq”/ Shqiptarët po i drejtohen

11 Mars 2019, 14:19, Aktualitet CNA
Njeriut të ardhur nga “ferri i kuq”/ Shqiptarët po i

Nga Agustin M Mirakaj

Thirrjet poshtë komunizmi, në protestën para Konsullatës Shqiptare në New York, tregojnë qartë se nomeklatura e vjetër drejton me bijtë e saj qeverinë shqiptare, e cila po zhyt vendin në një kaos total.

Nga njëra anë tregojnë se Shqipëria është baçe me lule dhe nga ana tjetër baçja po thahet se nuk ka ujë.

Tashmë sovrani është çuar në këmbë me protesta të përmasave të pa imagjinuara si kurrë më parë.

Kryeministri Rama del ne media si dikur faqeziu Ramiz Alia. Bën të pafajshmin ?SI NJË KUKULL CIRKU?, sulmon, ofendon, trillon, shantazhon shqiptarët, por harron një thënie te vjetër popullore që thot ?fshati digjet e k… krihet?.

Edi Rama s?tregon mungesë shqetësimi apo interes për dëshirat apo mendimet e Shqiptarëve.

Sot ti tiran sundues absolut i pakufizuar nga ligj dhe kushtetuta, një uzurpator i sovranitetit. Sundimtar që ushtron pushtet absolut. Tashmë i ngjan E.H., ?largqoftit? me autoritet dhe pushtet. I portretizuar si mizor e sundues, i pakufizuar ke rrëmbyer pushtetin legjitim.

Portretizim i Largqoftit

Tirani mund të mbrojë qëndrimin e tij me mjete shtypëse.

Në 28 vite tranzicion Shqipëria po rrëshket në një humnerë të pa fund. Sinjali telefonik ?ZËRI i LIRË? ndërpritet.

Sot bandat dhe krimi i organizuar drejtojnë shtetin shqiptar.

Të ashtuquajturit analistë, analizojnë dhe ç?analizojnë kryeministrin për bëmat e tij.

Sa të mira dhe sa të keqija ka, sa i gjatë sa i shkurtër, kollare të kuqe apo kollare të bardhë, thanë të huajt kështu apo ashtu, e mbështesin apo e shfajësoin si njeriun e rënë nga qielli.

Kryeministri Rama, politikanët, analistët apo kukullat e cirkut, të kësaj kategorie shkatërrojnë çdo sekond Shqipërinë.

E vetmja shpresë për Shqipërinë e për shqiptarët kudo që ata ndodhen i ka ngelur një betejë e pa mbaruar.

Të çohen dhe ta rrëzojnë këtë sistem të marrë nga bandat me dhunë, me vota të blera të marrë padrejtesisht.

?Edi Rama ik?. Politikanë keqbërës dhe keqdashës ikni.

Koha tashmë është e shqiptarëve, e atyre që e duan Atdheun si një vend Perëndimor.

Lajmet e fundit nga