Në datëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them – CNA
Connect with us

Aktualitet

Në datëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu                         

– I dashur Azem,

Atë natë mbërita i pari në shtëpinë tënde. Ishte terr dhe qielli gjëmonte më fort se krismat e kallashnikovit.

Ishte nata ku mijëra demokrat shpërthyen në vaj. Rreth orës 16.00 më telefonove dhe më the të takoheshim në mbrëmje pasi do ktheheshe nga mitingu në Muzeqen e Myslym Murrizit.

Ti u ktheve por si gjithmonë të kishin zënë prit në oborrin e PD, këtë rradhë për të të larguar pērgjithmonë nga ëndrrat e tua.

Krismat e kallashnikovit më bën të vrapoja drejt familjes tënde. Nuk doja që ata të ishin vetëm.

Atje gjeta Kirin dhe Rudinēn të përlotur rreth Fatmirës,e cila mbante Azemin e ri, ende 6 muajsh brenda saj.

Nuk do ti harroj kurrë sytë e Rudinës. Janë identik të pandryshuar edhe sot.

Në sytë e saj lexoja trishtim, panik, melankoni, vuajtje, dhimbje dhe hakmarrje!

Shumë gjëra rrodhën dhe kohēt ndryshuan.

8 vite pas vrasjes tënde, në parti u shfaq një djalosh, mik i familjes Berisha. Kishte punuar përkthyes 1 vit në Mitrovicë.

Erdhi dhe mori plot dhurata. Ditën e parë të punës mori dy rroga. Një si Ministër dhe rroga tjetër si deputet.

I dashur Azem ti e krijove dhe u flijove për atë parti por Berisha s’të lejoj kurrë të bëheshe ministër.

Tashmë erdhi koha e maskarenjve por e atyre që ti si njohe kurrë dhe fatmirsisht as dorën nuk u ke dhënë në jetë.

Në Shqipëri u kthye edhe një tjetër emigrant, që prej shumë vitesh drejton Shqipërinë.

Ai quhet Edi Rama, i cili me kursimet si emigrant ka blerë një fshat dhe është jo vetëm lider i shqiptarve por e quajnë lider global.

Të dy emigrantët që ti nuk i njohe kurrë, Luli dhe Edi janë dyshja më e dashur por dhe më të urryer për popullin.

Pas disa vitesh vajza jote e shkëlqyer, Rudina braktisi Washingtonin dhe profesionin, për tu ngujuar në çadrën e tradhëtisë.

U ngujua 90 ditë sepse besoi që kauza e një Republike të Re po frynte në Shqipëri. Në fund ajo çadër u mbyll me gjith kauzat për të hapur një epokë të re: Koalicionin historik teknik PD-PS.

I dashur Azem, Shqipëria s’ka ndryshuar aspak madje ka shkarë poshtë e mē poshtë por PD-ja ka ndryshuar 100%.

Aty nuk ndodhet askush nga ata që le pas. Disa u vranë, disa vdiqën në aksidente, disa ikën emigrant, dhe gjithë themeluesit e tjerë janë papunë rrugve. 100% e themeluesve të vitit 1990 i largoi.

I ka fshirë nga faqja e dheut doktori që vazhdon të jetë kryetar por vetëm ka ndryshuar zyrën dhe i jep rrogën Lulzim Bashës që ti hap dhe mbyll derën.

E kam të vështirë ta pērshkruaj protretin e Lulzimit se ai s’ka as ngjyrë dhe as pigment.

Nuk është as prej mishi dhe as prej gjaku. Thjesht një produkt hibrid si përzierje e kauçukut me plastelinën.

Dje Berisha kërcënoi Rudinën. Tentoj ta fyente rëndë, ashtu siç di ai. Dje ai tha: “Rudina është  e bija e të jatit”. Nuk e fshehu urrejtjen që ka pasur dhe ka ende për ty. Më pas deklaroi se: “Rudinën do e ndjek fati i Myslym Murizit”

Ata janë sërish rrugëve dhe protestojnë se nga 1.2 milion votues janë katandis në 300 mijë.

Nuk janë më as të thjesht dhe as të varfër. U pasuruan shumë.

Kanë aq shumë para sa s’ka bank zvicerane që t’ua depozitoj.

Pretendojnë se kanë nisur Revolucion por studentët në Dhjetorin e dytë e përzun,  Lulin, Edin, edhe Saliun.

PD nga partia e rinisë është shndëruar partia e pleqve,

Nga partia e qytetare, është bërë totalisht provinciale,

Nga parti pro amerikane, sot ka gjithë perëndimin kundër saj.

Gëzuar ditëlindjen Azem, ishe me fat që nuk e njohe kurrë as Lulin dhe as Edi Ramën.

Shqipëria pret që Rudina të vazhdoj kauzën për një Shqipëri ndryshe që nuk mundëm ta bënim unë dhe ti.

Por nëse sot do ishim bashkë, ata s’do ishin aty!

Të lutem Azem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në prit si ty.

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending