LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

11 Mars 2019, 07:19, Aktualitet CNA
Ndryshon moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës (kryesisht në terrenet kodrinore-malore). Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së sotme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.
Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: -1 / 14 °C

Era pritet te fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e hënë dt.11) era pritet të jetë mesatare deri e fortë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga