LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatura e zgjedhjeve lokale në Shkodër/ Mesi: Nuk do të thoja jo

11 Mars 2019, 17:24, Aktualitet CNA
Kandidatura e zgjedhjeve lokale në Shkodër/ Mesi: Nuk do të thoja

E ftuar në rubrikën ?Opinion? të televizionit ?News24?,  ish-zëvendës kryeministrja Senida Mesi,  foli fillimisht për për zhvillimet politike dhe protestat e opozitës.

Në bisedën për zgjedhjet lokale Mesi tha se nuk do të ishte kundër kandidimit të saj, por edhe do të mbështeste çdo kandidat. Sipas ish-zëvendës kryeministres, Shkodra ka nevojë për ndryshim.

?Shkodra ka nevojë ndryshimin. Pas 28 viteve bashkia Shkodër ka pasur vetëm një lidership. Ka ardhur koha që qytetarët të provojnë një lidership tjetër. Ka ardhur koha që dhe Shkodra të pësojë ndryshimin rrënjësor. Janë 28 vite që Shkodra ka ngelur e pazhvilluar. Natyra i ka falur mrekulli, por shoh që bashki të tjera janë zhvilluar edhe pse nuk kanë pasuritë e sah. Nuk e kam kërkesë por nuk do thoja jo. Do punoja për ekipin dhe çdo individ që PS do shpallte si kandidat për kryebashkiak.

Duhet një kandidat që gjeneron pëlqyeshmërinë popullore në masë, jo domosdoshmërisht të majtë. Kandidati duhet të jetë konsensual. Jo që PS të fitojë por si domosdoshmëri e atij qyteti për të parë një zhvillim?,- tha Mesi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga