LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat/ KQZ mandaton 6 deputetë të rinj

11 Mars 2019, 12:16, Aktualitet CNA
Emrat/ KQZ mandaton 6 deputetë të rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatet 6 deputetëve të rinj opozitarë.  Elda Hotit mandatohet si deputetet e LSI-së, për Qarkun e Lezhës në vend të  ish-deputetit Viktor Tushaj.

Ndërsa vendin e Astrit Veliaj  nga radhët e PD -së e ka zënë Lefter Maliqi, i cili ka marrë mandatin si përfaqësues i Qarkut të Beratit.  Ediola Braha e LSI, ka marrë mandatin e Vangjel Tavos, për qarkun e  Gjirokastrës.

Majlinda Halili nga radhët e PD ka marrë mandatin e Gent Strazimirit në Tiranë. Edlira Hyseni nga LSI ka marrë mandatin e Nora Malajt, për Qarkun Durrës.

Ndërsa, Ligoraq Karamelo pritet të marrë mandatin e Klevis Balliut nga PD për Qarkun e Korçës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga