Connect with Us

Emrat/ Ja, cilët janë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë zaptuar institucionet  

Aktualitet

Emrat/ Ja, cilët janë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë zaptuar institucionet  

Publikuar

-

Procesi i Vettingut thuajse është në kulmin e tij, ndërkohë që nga ky proces janë “shkrirë” Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese dhe në të njëjtën rrugë janë edhe gjykatat e Apelit.

 CNA.al ka zbardhur në vijimësi pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë filtruar apo pritet të filtrohen nga Vettingu.

 Gjithashtu dritë është hedhur dhe mbi anën e tyre profesionale, ku janë pasqyruar si sukseset po ashtu edhe skandalet.

Gjatë zbardhjes së pasurisë së tyre, ajo që kanë të përbashkët gjyqtarë dhe prokurorë është një shumë prej 5 milionë lekësh të marrë në Bashki si të pastrehë.

Gjithashtu një tjetër emërues të përbashkët kanë edhe edhe lidhjet me pushtetin. Familjarët e tyre janë punësuar në institucione kyçe shtetërore.

Duke përjashtuar nga lista gjyqtarët dhe prokurorët që kanë rënë në Vetting, CNA.al ka bërë një vëzhgim ku sjell me fakte se gjyqtarë dhë prokurorë të caktuar kanë “kapur” institucionet shtetërore.

Vëzhgimi është bërë në deklaratat e pasurisë së një pjese të gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Thua që familjarët e tyre të jenë më të zotë, apo është puna që ata bëjnë që ka favorizuar të afërmit e tyre.

Janë 15 gjyqtarë, 32 prokurorë dhe dy anëtarë të Komisionit të Vettingut, përkatësisht të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, që i kanë familjarët të punësuar në institucione shtetërore.

Duke pasur parasysh numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sigurisht që lista e atyre që kanë shtrirë rrjetin e familjarëve në shtet është më e gjatë se ajo që kemi konstatuar.

Po e fillojmë me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Bëhet fjalë për Albana Shtyllën dhe Sokol Çomon.

Kështu Albana Shtylla, ish- anëtare e KLD, e ka të punësuar bashkëshortin si menaxher i projektit të Bankës Botërore për Burimet Ujore dhe Ujitjen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave.

Ndërsa bashkëshortja e Sokol Çomos edhe ky ish- anëtar i KLD, është Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtarët që kanë zaptuar institucionet shtetërore

Kryetar i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili e ka kaluar Vettingun e ka të punsuar djalin, Renis Zaganjori tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Edhe Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë, e ka të punësuar djalin Ervin Bici,  pranë Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Gjyqtari Astrit Haxhialushi,  ish- anëtar i KLD, e ka bashkëshorten.

Rozana Haxhialushi pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Ish anëtari i KLD, -së gjyqtari Neritan Cena, e ka pasur bashkëshorten

Suzana Cena, të punësuar  pranë AKKP dhe më vonë pranë QSUT, si përgjegjëse në sektorin e marrëdhënieve ligjore.

Ibrahim Saliko, djali i gjyqtarit  Hysen Saliko, punon në Ministrinë e Drejtësisë.

Bashkëshortja e gjyqtarit Ilir Mustafaj,  Luiza Mustafaj punon në gjimnazin “Partizani”.

Elira Tusha, vazja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha,punon tek Avokatura e Shtetit.

Bashkëshortja e gjyqtarit Flamur Kapllanaj, punon pranë Dhomës së Noterisë Tiranë.

Bashkëshortja  e gjyqtari Paulin Çera, është e  punësuar në Drejtorinë Arsimore Dibër.

Ediola Dosti, bashkëshortja e gjyqtarit Arben Dosti, punon pranë SHKBB në Ministrinë e Drejtësisë.

Qemal Vlora, bashkëshorti gjyqtares Enkela Vlora, punon pranë Agjencisë së Parqeve në Bashkinë e Tiranës.

LEXO EDHE:  Arta Marku u tregon dhëmbët prokurorëve/ "Kërkoj më shumë nga ju"

Anita Pollozhani, bashkëshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani, punon pranë QSUT.

Matilda Islamaj, bashkëshortja e gjyqtarit Fatri Islamaj, punon pranë QSUT.

Ndërsa bashkëshorti i gjyqtares Fida Osmani, Endrit Osmani pranë Gjykatës Kushtetuese si dhe vajza e saj, Marsila Osmani punon pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Bashkëshortja e gjyqtarit Flamur Kapllani, punon pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë.

Bashkëshorti i gjyqtares Flojera Davidhi, Kujtim Bunga punon pranë ALUIZNIT në Korçë

 Rrjeti i familjarëve të prokurorë në zyrat e shtetit

Bashkëshortja e Adnand Xhelilit, Mirela Xhelili punon pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Bashkëshortja e prokurorit Arben Pasha, punon si Inspektore pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Gjirokastër.

Jonida Dyrmishi, bashkëshortja e prokurorit Adriano Dyrmishi,punon pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Bashkëshorti i prokurores Afërdita Ndoi, Gentian Ndoj punon në Policinë e Shtetit.

Prokurori Alket Mersini,  e ka të punësuar bashkëshorten pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë.

Prokurori Isuf Demirneli e ka të punësuar bashkëshorten Majlinda Demirneli pranë Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS.

Prokurori Ardian Ylli  e ka të punësuar bashkëshorten Mirela Ylli si Drejtore e Bibliotekës Publike Durrës, ndërsa djali i tij punon pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

Prokurori Dritan Prençi, e ka të punësuar bashkëshorten  pranë QSUT.

Bashkëshortja e prokurorit Urim Buci, punon pranë AKBN.

Bashkëshortja e prokurorit Artur Ismajlukaj, punon si Drejtoreshë Shkolle.

Bashkëshorti i prokurores Anila Pappa, punon në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

Bashkëshortja e prokurorit Arban Allajbeu, punon tek Drejtoria Arsimore Berat.

Alma Përmeti, bashkëshortja e prokurorit Arian Përmeti, punon në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Ndërsa prokurori Besnik Cengu, e ka të punsuar bashkëshorten

Fllanza Cengu, tek Qendra Shëndetësore në Kamëz, djali Rubin Cengu tek Shtypshkronjës së Letrave më Vlerë si dhe djalin tjetër Arjan Cengu pranë ZVRPP në Tiranë.

Eglantina Gurakuqi, bashkëshortja e prokurorit Armand Gurakuqi, punon pranë UKT.

Flora Lulaj, bashkëshortja e prokurorit Artan Lulaj, punon si financiare në Gjykatën e Apelit Tiranës.

Rajmonda Mete, bashkëshortja e prokurorit Bilbil Mete, punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Hamide Hoxha, bashkëshortja e prokurorit Bujar Hoxha,punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Ndërsa Eugen Beci nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka të punësuar bashkëshorten pranë Bashkisë së Tiranës

Prokurori Besnik Cani e ka të punësuar bashkëshorten si mjeke në Paskuqan Tiranë.

Prokurori Adnan Xholi e ka të punësuar bashkëshorten  si specialiste pranë Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori Edison Ademi e ka të punësuar bashkëshorten tek enti i banesave Vlorë

Besnik Muçmara, bashkëshorti i prokurores Suela Salavaçi, është shef sektori i shërbimeve të Policisë.

Prokuroru Robert Kote e ka të punësuar bashkëshorten si specialiste edukimi pranë Institucionit të Veçantë Shëndetësor i të Burgosurve.

Vjollca Hasa, bashkëshortja e prokurorit Përparim Hasa, punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Brunilda Tavani, bashkëshortja e prokurorit Ndini Tavani,  punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Bashkëshorti i prokurores Mirela Zavalani, Elban Zavalani punon pranë Policisë Gjyqësore Tiranë.

Bashkëshorti i prokurores Marjeta Zaimi, punon si ekspert pranë Gjykatës së Laçi, ndërsa djali  Sigi Zaimi punon pranë ZQRPP Tiranë.

Ermenita Shahu, bashkëshortja e prokurorit Kudusi Shahu, punon pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  Hua dhe dhuarata/ Vettingu “nxjerr zbuluar” prokurorin Bledar Maksuti

LEXO EDHE:  Hua dhe dhuarata/ Vettingu “nxjerr zbuluar” prokurorin Bledar Maksuti

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  PD përshëndet fillimin e punës së SPAK/ Prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës

LEXO EDHE:  PD përshëndet fillimin e punës së SPAK/ Prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Rama-opozitës: Vonesën do ta paguani

LEXO EDHE:  Arta Marku u tregon dhëmbët prokurorëve/ "Kërkoj më shumë nga ju"

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE