Connect with Us

Djegia e mandateve/ Balla: Tradhëtarë janë ata që kanë tradhtuar besimin e popullit

Aktualitet

Djegia e mandateve/ Balla: Tradhëtarë janë ata që kanë tradhtuar besimin e popullit

Publikuar

-

I ftuar në emisionin “Mbrëmja në ABC Neës”, deputeti Taulant Balla komentoi deklaratën e deputetes Rudina Hajdarit.

Balla tha se është plotësisht dakort me Hajdarin, kur thotë se lënia e mandateve nuk i shërben Shqipërisë dhe mund të shkaktojë destabilitet.

“Zonja Hajdari me të drejtë nënvizon, a i interesion Shqipërisë ku akt? Shqiptarët nga kanë votuar secili nga të Parisë Demokratike, të Partisë Socialiste, të LSI-së për t’i përfaqësuar.

LEXO EDHE:  Revoltohet Rudina Hajdari/ Do fundoseni, mos bëni show politik 

Tradhëtarë janë ata që kanë tradhtuar besimin e popullit. Ditën që ke pranuar të jesh përfaqësues i popullit, është një dallim i madh me të qenit anëtar i një partie”,- tha Balla. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Mjekët dhe infermierët të marrin trajtim suplementar nga shteti”/ Meta: Koha për të  vepruar nuk pret

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta u shpreh se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të rrezikut duhet të mbështeten me trajtim suplementar nga shteti.

Përmes një postimi, Meta shkruan se shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme, duke shtuar se koha për veprim nuk pret më.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Zbulohet plani

LEXO EDHE:  Rama mesazh Metës dhe Bashës/ Kuvendi është sovran, deputetët e opozitës i sollët vetë

Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan Meta./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tre eurodeputetë i kërkojnë përgjigje Josep Borrel/ Pse në raportin e KE për Shqipërinë nuk përmendet blerja e votës

Publikuar

-

Nga

Eurodeputeti David Lega, Raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe përfaqësues i PPE ka njoftuar përmes një mesazhi në “Twitter” se së bashku me dy eurodeputetë të tjerë i ka kërkuar përgjigje përfaqësuesit të Lartë të BE Josep Borrel se përse Komisioni Europian në raportin e tij nuk e ka përmendur “blerjen e votës” në Shqipëri si një çështje me rëndësi jo vetëm për PPE por edhe BE.

Lega shkruan në “Twitter” se shitblerja e votës është një problem serioz për demokracinë dhe nuk mund të pranohet në një vend kandidat për në BE.

“Blerja e votës është një problem serioz Borrel. Sot i kërkuam Josep Borrel përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e 2020. Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE.

Si raporter për monitorimin e Shqipërisë, gjithmonë do të fokusohem tek sundimi i ligjit dhe demokracia. Shitblerja e votës është një problem serioz për demokracinë dhe nuk mund të pranohet në një vend kandidat për në BE”, shkruan eurodeputeti teksa publikon edhe dokumentin zyrtar drejtuar Borrel”, tha Lega.

Ja letra e plotë

Për: Përfaqësuesin e Lartë Borrell

Objekti: Shitblerja e votës në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar vazhdimisht për problemet me blerjen e votave në Shqipëri. Veçanërisht rastet e Dosjes 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër) kanë fituar ekspozim mediatik ndërkombëtar, në të cilin zyrtarë të lartë të partisë (Ministra, Kryetarë të Bashkive, Deputetë) dyshohet të jenë të përfshirë në ndikimin e paligjshëm në zgjedhje.

Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar përkundazi kanë sjellë edhe me promovime të aktorëve të përfshirë. Meqenëse për çështjet e përmendura edne nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Berisha flet për Bashën/ Kryeministër bëhet ai që del parti e parë

LEXO EDHE:  Çështja “Babale”/ “Kast i njohur aktorësh, produksion Hollywoodi”

Për më tepër, në konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të Marsit 2020 deklarohet se “Kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të pasqyrojë ecurinë me sukses të  Shqipërisë  të pesë kushteve kryesore siç janë … fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës … përfshirë fillimin e hetimeve dhe përfundimin e gjykimeve të para kundër zyrtarëve të lartë publik dhe politikanëve “.

Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet fare ‘blerja e votës’

A e ka konsideron Komisioni se Shqipëria e ka përmbushur me sukses çështjen e blerjes së votës?

Nëse po, ju lutem përshkruani detajet e progresit të kësaj çështjeje

Nëse jo, ju lutem shpjegoni pse kjo çështje nuk është përmendur në raportin progresin e 2020-tës.

David Lega, Suedi
Michael Gahler, Gjermani
Lukas Mandl, Austri. /CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Librazhd/ Kamioni përplaset me Golfin dhe përfundon në greminë, plagosen shoferët

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Kamioni përplaset me Golfin dhe përfundon në greminë, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se një makinë tip “Golf” tentoi të parakalonte një kamion dhe u përplas me të.

Nga informacionet paraprake, raportohet se kamioni ka përfunduar në greminë, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  “Mori 74 mandate me Dakon e Tahirin”/ Lefter Maliqi: “Rama ka frikë nga opozita e bashkuar”

LEXO EDHE:  “Mori 74 mandate me Dakon e Tahirin”/ Lefter Maliqi: “Rama ka frikë nga opozita e bashkuar”

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE