LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja e famshme i jep fund beqarisë: Publikohet fotoja e parë e dasmës

11 Mars 2019, 22:50, Aktualitet CNA
Aktorja e famshme i jep fund beqarisë: Publikohet fotoja e parë e

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Lea Michele i ka dhënë fund beqarisë me Zandy Reich pas dy vitesh të lidhur.

Lea Michele dhe Zandy Reich kanë kurorëzuar dashurinë e tyre të shtunën, në një ceremoni intime dhe romantike në Kaliforninë e Veriut, sipas People.

?Ne jemi kaq të emocionuar që u martuam dhe mirënjohës që jemi të rrethuar nga miqtë dhe familja jonë?, tha çifti, i cili ka ndarë një fotografi ekskluzive të ditës së tyre të madhe për People.

?Dhe mbi të gjitha, ne jemi kaq të lumtur që do të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku?, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Aktorja Michele, 32 vjeçe, dhe Reich, 36 vjeç, president i kompanisë së veshjeve AYR, u fejuan më 29 prill 2018. Pas propozimit, këngëtarja postoi një foto të ëmbël të saj në Instagram me unazën prej diamanti me një fjalë të vetme përshkrim, ?Po?.

Lajmet e fundit nga