Connect with Us

Zbulohen dokumente/ Kreu i PS-së  i jep tender pa garë Safet Gjicit

Aktualitet

Zbulohen dokumente/ Kreu i PS-së  i jep tender pa garë Safet Gjicit

Publikuar

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se firma e Safet Gjicit ka marrë pa garë tenderin e  OSSHE.

“Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administrates janë njëhsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqiperinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtor të rëndesishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i rradhës për të marr tenderin pa garë, me oferten limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.”

Sipas denoncimit të Zhupës, Drejtoria e OSSHE Burrel e drejtuar nga Agron Malaj ka kërkuar të blejë për dy vite shërbimin e ruajtjes fizike, por nuk e ka marrë.

“Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruatjtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kommpania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.”,- ka shkruar Zhupa.

LEXO EDHE:  Safet Gjici: Të auditohen investimet elektorale në Kamëz

Sipas Zhupës në këtë mënyr i menaxhon Rilindja paratë e qytetarëve.

“Kjo është menyra sesi Rilindja menaxhon parate e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionareve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale.

Ky sistem i kalbur në cdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Te gjithë bashkë me 16 Mars!”,- ka shkruar  zëdhënësja e PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Ekspertët e teknologjisë: Nëse e keni këtë gjë në telefonin tuaj, fshijeni tani

LEXO EDHE:  Dhjetëra pasaporta, karta identiteti e patenta të falsifikuara në makinë/ Arrestohet dy kuksianë

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE