Connect with Us

Vakancat në Parlament/ 30 kandidatë të tjerë pritet të marrin mandatet

Aktualitet

Vakancat në Parlament/ 30 kandidatë të tjerë pritet të marrin mandatet

Publikuar

-

basha

PD dhe LSI së bashku me aleatët e tyre të vegjël shpallën djegien e mandateve 3 javë më parë.

Lulzim Basha në një fjalim të tij në 16 shkurt tha, se Edi Rama ishte rrëzuar nga kryeministër dhe me urgjencë thirri strukturat drejtuese të PD ku për 5 minuta vendosi djegien e mandateve.

Por, mesa duket Basha dhe Kryemadhi kishin harruar sesi i kishin mbushur listat e tyre, jo vetëm lart por edhe poshtë. Listat sipërore me emra sharlatanësh dhe kush pagoi poshtë mbushe me çta mbushim.

Por koka bën koka pëson. Aktualisht pas shpalljes së vakancave të para nga Kuvendi, 10 kandidatë në listën pritëse kanë marrë mandatin e deputetit.

LEXO EDHE:  LSI braktiset nga militantët

CNA.al mësoi nga burime zyrtare pranë KQZ se sipas ligjit ky institucion do vazhdojë të thërrasë me njoftime zyrtare kandidatët që janë në listat pasuese. Nga ana tjetër në bëmë një tur telefonatash dhe verifikimesh në listat e PD dhe LSI. Sipas konfirmimeve të marra nga vetë kandidatët numri i atyre që do pranojnë mandatet shkon në 30 vetë. Nga Vlora në Fier, Durrës, Elbasan etj.

Pra faza e dytë dhe e tretë e njoftimeve mund t’i çojë në gati 40 emrat e kandidatëve që do marrin mandatet e deputetëve dhe do përfaqësojnë PD dhe LSI në parlament./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  “Konsumoni produkte shqiptare”/ Kryemadhi: Qeveria për një agrobiznes anti-kombëtar

LEXO EDHE:  “Lepuri fle këtu, jo në Tiranë”/ Kreu i PD-së në Shkodër “plas bombën” për arrestimet

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  “Partinë e mbante gjallë karizma e Berishës”/ Kikia: PD duhet ristartuar

LEXO EDHE:  Basha pret Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  “Do ta mundim virusin në qeveri”/ Basha: Rinia do marrë në dorë fatet e vendit

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE