Plakja e popullsisë/ Bizneset që lulëzojnë dhe ato që rrezikohen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Plakja e popullsisë/ Bizneset që lulëzojnë dhe ato që rrezikohen

Publikuar

-

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në moshë pune do të kalojnë numrin e të rinjve nën 14 vjeç.

Përfshirja në fazën e avancuar të plakjes do të shterojë mundësitë e bizneseve që u kushtohen moshave të reja. Sipwrmarrjet e pajisjeve për fëmijë, si kancelaritë, lodrat, shkollat private, bizneset e teknologjisë së lartë dhe industria ushqimore e brumërave do të vihen në vështirësi. Do të lulëzojnë bizneset e logjistikës për të moshuarit, si azilet, pastrimi në shtëpi, mjekësia në shtëpi, tregtia e barnave, kujdestarë specifikë. Tendencat kanë nisur.

Me përvojë shumëvjeçare në tregtimin e artikujve për fëmijë, kryesisht lodra, zoti Dritan Çaushaj, vitet e fundit nuk po sheh rritje të xhiros. Edhe pse gama e artikujve është shtuar dhe prindërit janë më të përkushtuar ndaj logjistikës për fëmijë, diçka nuk po shkon. Pakësimi i fëmijëve të vegjël, por edhe konkurrenca nga qendrat tregtare, e kanë lënë në stanjacion biznesin shumëvjeçar, edhe pse është në një vend të lakmueshëm, përballë maternitetit të vjetër në Tiranë. Ai thotë se, në të ardhmen, do t’i duhet të përshtatet, pasi me rënien e numrit të lindjeve, shitjet nuk do të jenë si më parë.

Për shkak se struktura e popullsisë po ndryshon me shpejtësi në favor të moshave të vjetra, shumë biznese që nga prodhuesit për tregun e vendas, por sidomos sektori i shitjeve me pakicë dhe shërbimeve, duhet të zhvillojnë projeksione të reja për bizneset e tyre. Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989.

Bizneset e artikujve shkollorë kanë nisur të ndiejnë rënien e numrit të fëmijëve. Mimoza, e cila prej vitesh shet mjete kancelarie në zonën e Selvisë, thotë se rënia e numrit të nxënësve po ndihet te shitjet. Ajo shton se në klasat fillore ka gjithnjë e më pak fëmijë. Rënia ka qenë më e ndjeshme këtë vit të ri shkollor, pohon Mimoza. Nga ana tjetër, prindërit i kanë rritur shpenzimet për fëmijët. Mimoza thotë se tashmë merr furnizime më cilësore, duke pohuar se janë rritur shitjet e stilolapsave që kushtojnë 300 lekë të reja, kurse vite më parë nuk i bënin këto lloj furnizimesh, pasi nuk kishte shitje.

Nga të dhënat e INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë kanë rënë në 98.8% në shtator të vitit 2018 (indeksi bazë 100 në vitin 2010). Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë ishin më të ulëta se në vitin 2010, dhe me ulje edhe me një vit më parë në shtator 2018, kur volumet e tregtimit ishin 102%.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë mund gjallërojë disa biznese të reja, që më parë nuk kanë ekzistuar. Qendrat e trajtimit për të moshuar dhe azilet kanë një perspektivë të mbarë, ndërkohë, tregtia e ilaçeve po lulëzon pasi një popullsi më e plakur konsumon më shumë medikamente.

Nga shtatori i vitit 2018, volumi i shitjeve të barnave me pakicë shënoi rritje me rreth 40% në raport me vitin 2014.
Praktikat e vendeve të tjera që kanë kaluar tranzicione të ngjashme të popullsisë kanë vërtetuar se konsumi udhëhiqet nga moshat e reja. Në kohën e “baby boom” pas Luftës së Dytë Botërore, për fëmijët 0-14 vjeç në SHBA u shpenzuan 400 miliardë dollarë më shumë se për grupmoshat e tjera. Ndryshimi i popullsisë në favor të moshave të vjetra nuk është lajm i mirë për kompanitë e teknologjisë që kanë konsumator pararojë të rinjtë.

 Biznesi i organizuar ende nuk e ndien

Sjelljet konsumatore për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë ende nuk kanë nisur të diktojnë trendët e biznesit.
Burimet zyrtare të Balfin Group, aktori kryesor në tregtinë më pakicë në vendin tonë, pohuan se ndryshimi i strukturës së popullsisë nuk e ka ndryshuar ende trendin e shitjeve me pakicë në asnjë nga produktet ushqimore dhe as në shitjet e veshjeve.
“Në target grupin e klientëve që në mbulojmë me markat tona, ky ndryshim i strukturës së popullsisë nuk ka dhënë ndikim negativ, përkundrazi.

Kjo sepse target i biznesit tonë është klienti femër- mashkull i moshës 30 – 55 vjeç , një klient që ka të ardhura, që kërkon më të mirat për vetën e familjen dhe që prej vitesh është mësuar të vishet mire e me stil (p.sh. një 35-vjeçar i tanishëm është një 25-vjeçari i viteve më parë që ka ndjekur trendin e modës e që kërkon përsëri të vishet sipas saj), sqaroi zyra e medias në grupin Balfin.

Bizneset për fëmijë

Ariana, e cila prej vitesh kishte një biznes që shiste rroba dhe artikuj për fëmijë në qytetin e Kukësit, tani është një shtëpiake e papunë. Biznesi i saj ndryshoi kryekëput në vitin 2015, kur më shumë se 3000 familje u larguan nga qyteti për azil ekonomik jashtë vendit. Zbrazja e menjëhershme e qytetit gati e falimentoi, por ajo e mbajti aktivitetin edhe për dy vite të tjera pavarësisht humbjeve, pasi ambientet i kishte në pronësi, nuk paguante qira.

Vitin e kaluar e mbylli përfundimisht njësinë e shitjeve pasi nuk kishte më shitje. Ajo tha se shitjet e artikujve për fëmijë kanë rënë në mënyrë drastike, pasi të rinjtë pa mbushur 18 vjeç largohen për në Angli dhe gjithnjë e më pak po krijohen familje të reja në qytet. Ka provuar të shesë rroba për të rritur, por situata nuk ka ndryshuar.

“Moshat e vjetra nuk veshin shumë rroba dhe në të shumtën e rasteve blejnë te dyqanet me rroba të përdorura”, shtoi Arjana. Bashkë me bashkëshortin, ajo ka vendosur të emigrojë në Britaninë e Madhe për t’iu bashkuar dy djemve, të cilët janë prej vitesh atje. Të gjithë bizneset që kanë target grupmoshën 0-15 vjeç, sidomos në rrethe, po shohin tkurrje të konsumit dhe perspektiva do të jetë e vështirë. Kohë më parë, tregtarët e pakicës ankoheshin se ka rënë leku, ndërsa tani se nuk ka njerëz, nuk ka blerës.

Numri i fëmijëve 0-14 vjeç ka rënë me 10% nga viti 2015 në vitin 2018, ose mbi 55 mijë fëmijë më pak dhe nga viti 2011 janë 133 mijë fëmijë më pak. Me rënien e lindshmërisë vit pas viti, numri i fëmijëve në fund të vitit 2030 do të jetë edhe më i ulët, për shkak se norma ka rënë përtej parashikimeve. Pritshmëria është se të gjitha bizneset që mbështesin fëmijët me logjistikë dhe shërbime do të përballen me rënie. Bizneset private të arsimit si çerdhet, kopshtet dhe shollat kanë pësuar rënie drastike të numrit të nxënësve.

Vështirësitë do të rriten në vitet e ardhshme. Të gjitha bizneset që synojnë grupmoshat e reja do të përballen me një krizë konsumi në afat jo shumë të gjatë, shenjat e para janë shfaqur. Bizneset për fëmijët po hasin vështirësi në qytetet e Vlorës, Korçës, Gjirokastrës, pasi numri i lindjeve po bie me shpejtësi dhe janë edhe më të prekura nga eksodi i popullsisë. Dy kopshte private në rrugën “5 Maji” në Tiranë u mbyllën këtë vit për shkak se nuk plotësuan numrin e fëmijëve. Konkurrenca në rritje dhe rënia e numrit të fëmijëve i vuri në vështirësi zonjat, të cilat kishin njësitë e edukimit të parashkollorit prej 20 vitesh.

Dëmtohen shitjet e teknologjisë

Plakja e popullsisë e bën një vend më pak atraktiv në përdorimin e teknologjisë së re. Dihet tashmë se çdo risi teknologjike përthithet më shpejt nga të rinjtë dhe për pasojë, kompanitë e teknologjisë dhe TIK kanë si konsumator kryesor moshat e reja. Rënia e popullsisë në këtë grupmoshë e vë në vështirësi perspektivën e kompanive TIK në Shqipëri.

Të rinjtë janë të prirë të bëjnë më shumë blerje dhe i shpenzojnë të ardhurat për risitë më të fundit. Nëse 20-vjeçarët përpiqen të ndjekin ritmet e telefonave të rinj Samsung dhe iPhone, personat mbi 50 vjeç nuk i kanë këto synime.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë në favor të moshave të vjetra do të vështirësojë edhe shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake, me funksione të avancuara teknologjike. Një popullsi më e plakur nuk është në gjendje të zhvillojë biznese me bazë teknologjinë. Zhvillimi po orientohet nga teknologjia, por një vend si Shqipëria, ku popullsia është në rënie dhe në plakje, nuk krijon një mjedis të përshtatshëm bizneset e TIK.

Lulëzon tregtia e barnave

Volumet e tregtimit të barnave janë rritur me 40% në pesë vitet e fundit sipas të dhënave të INSTAT mbi tregtinë me pakicë.

Popullsia e vendit, me të dhëna zyrtare (INSTAT) në vitin 2019 është 325 mijë banorë më pak se në vitin 2008, por përdorimi i produkteve farmaceutike gjatë kësaj periudhe është rritur me 1.2 herë, kurse tregu i farmaceutikës është zgjeruar me 2.2 herë në vlerë. Plakja e popullsisë, rritja e sëmundshmërisë, jetëgjatësia dhe vëmendja më e madhe ndaj kujdesit shëndetësor kanë rritur shitjet. Administratorja e një prej distributorëve më të mëdhenj farmaceutikë në vend thotë se, plakja e popullsisë rrit konsumin e ilaçeve.

Shtimi i numrit të të moshuarve, shpjegojnë farmacistët, rrit sasisë e konsumit të ilaçeve për tensionin, zemrën, Parkinsonin, etj. Moshat e thyera vuajnë më shumë se nga një sëmundje kronike në shumë raste, ndaj dhe janë kontingjenti më i madh i blerjes së medikamenteve.
Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 133 mijë më shumë se në vitin 2011. Një popullsi më e plakur rrit barrën e sëmundshmërisë dhe për rrjedhojë, edhe shitjen e medikamenteve.

Ndaj biznesi i farmacive duket se do të përjetojë rritje nga ndryshimi i strukturës së popullsisë. Vitin e kaluar, 1 në 5 femra dhe 1 në 6 meshkuj të moshës 15-59 vjeç raportuan se ishin diagnostikuar me të paktën një sëmundje jo të transmetueshme (hipertensioni, neoplazma, diabeti etj.), sipas gjetjeve të anketës së përbashkët të Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT për “Demografinë dhe Shëndetin”, të zhvilluar në vitin 2018 te 15800 persona.

Studimi i thelluar mbi gjendjen shëndetësore të popullatës gjeti se sëmundshmëria në vendin tonë është e nëndiagnostikuar sidomos për sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin. Prevalenca e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit në vend është duke u rritur. Në vitin 2017, ato ishin përgjegjëse për 70% të vdekjeve në vend sipas të dhënave zyrtare, ndërsa në vitin 2008, këto sëmundje ishin përgjegjëse për 52% të jetëve të humbura.

Trendi i hipertensionit në Shqipëri është përkeqësuar për meshkujt dhe femrat në 10 vitet e fundit. Sipas anketës së vitit 2018, prevalenca e hipertensionit është 24.3% për femrat kundrejt 20% më 2008, për meshkujt është rritur me rreth 10 pikë përqindje në raport me vitin 2008. Qarku i Fierit ka numrin më të madh të meshkujve me hipertension./Monitor

 

Aktualitet

Ekskluzive-Basha vetëm 24 orë në Tiranë/ Fillon fundjavën hollandeze

Publikuar

-

By

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha është larguar sërish nga Shqipëria.

Ai ka qëndruar në Tiranë vetëm 24 orë dhe më pas është nisur për në Hollandë.

Basha u nis të martën në Bruksel ku dështoi në takimet e tij në PPE. Asnjë parti simotër nuk e mbështeti vendimin e tij për djegien e mandateve dhe zyrtarisht PPE nuk mbajti qëndrim politik dhe publik në mbështetje të aksionëve të PD.

Pas dështimit në PPE, Basha u kthye të enjten në mbrëmje në Tiranë për t’u larguar serish dje. Ai qëndroi gati 24 orë në Tiranë dhe më pas u nis për në Hollandë.

Gjatë vizitës në Bruksel ai nuk u shkëput për të vaditur tulipanët e tij apo të ajroste shtëpinë në Hollandë.  Basha në Tiranë qëndroi 24 orë, zhvilloi dje disa takime me ambasadorë dhe u largua sërish për fundjavën e tij hollandeze./CNA.al

Basha dështon në PPE/ Asnjë fjalë për djegien e mandateve

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Futbollisti i Kombëtares lëshon deklaratën e fortë/ Nëse nuk fitojmë ndaj Andorrës, largohemi nga…

Publikuar

-

By

Myrto Uzuni ka dalë sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp ku ka folur për humbjen që Shqipëria pësoi dje ndaj Turqisë në Shkodër. Uzuni u shpreh se Shqipërinë e penalizoi mungesa e finalizimit ndërkohë që pranon se në Andorra duhet patjetër fitore.

“Dje kemi bërë pjesë të parë të mirë, por na penalizoi fakti që nuk arritëm të finalizonim në momentet e fundit. Ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush hyn në fushë, natyrisht që ka për të luajtur.

Luanim në shtëpi dhe falënderoj tifozët se ishin të shumtë. Goli i dytë na penalizmi shumë. Luanim në shtëpi dhe na duhej patjetër një rezultat pozitiv.

Për këtë fanellë jam i gatshëm të luaj kudo dhe nuk ka rëndësi pozicioni. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në qendër të sulmit prandaj nuk e kam problem.

Bëmë një hap fals dje dhe na duhet me patjetër një fitore në Andorra, pasi nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës. Duhet të jemi më të koncentruar dhe të jemi më mirë psikologjikisht. Në mëngjes e mësuam që Panuçi u largua. Mendoj se nuk ka mbaruar asgjë. Ishte vetëm një ndeshje dhe kemi detyrim që të fitojmë”, tha Uzuni. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama nuk heq dorë nga Teatri

Publikuar

-

By

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-se, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk tërhiqet nga projekti për ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar.

Rama tha se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me çdo kusht.

“Nuk harroj Teatrin e ri Kombëtar të cilin do ta ndërtojmë me sesbën dhe për turpin e të gjithë atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë le ta bëjmë teatrin e ri kombëtar një kryevepër të konfirmuar ndërkombëtarësisht ashtu si Arena“, shprehet Rama.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Close