LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi policin/ Identifikohet autori      

10 Mars 2019, 12:25, Aktualitet CNA
Plagosi policin/ Identifikohet autori      

Identifikohet  personi që ka qëlluar punonjësin e FNSH-së, në protestën e zhvilluar nga opozita ditën e djeshme në qytetin e Fierit.

Mësohet se personi është identifikuar nga pamjet filmike, por ende nuk është bërë arrestimi i tij nga Policia.

Ndërkohë 10 persona janë shoqëruar  ditën e sotme në komisariatin e Fierit dhe pasi kanë dhën deklaratat janë lënë  të lirë.

Policia nuk ka dhënë  ende një deklaratë zyrtare për shoqërimin e protestuesve./CNA.al

Lajmet e fundit nga