LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pastiçeria e fëmijëve me autizëm/ Luftojnë paragjykimet me ëmbëlsi

10 Mars 2019, 21:20, Aktualitet CNA
Pastiçeria e fëmijëve me autizëm/ Luftojnë

Miell dhe sheqer, ëndrra e qartë e një nëne ? Autizmi nuk është ndëshkim?. E gjithë kjo është receta fituese e Ëmbëlsojmë Autizmin, një  pastiçeri shumë e veçantë ku shtatë të rinj me autizëm luftojnë çdo ditë paragjykimet duke praktikuar pasionin e tyre.

Pastiçeria e tyre gjendet në  Treviso, të rinjtë  mbështeten nga një sërë profesionistësh si dhe vullnetarë në krijimin dhe në prodhimin e ëmbëlsirave të çdo lloji. Më shumë se një hobi, për ta kjo është një punë e mirëfilltë.

? Ne këtu nuk bëjmë biskota vetëm për të zënë kohën, këtu të rinjve u mësohet profesioni, këtu mbjellim tek ta farën e kreativitetit dhe u mësojmë që të prodhojnë ëmbëlsira të shijshme dhe cilësore. 90 përqind e produkteve që përdorim vijnë  nga Pulia. Sa për sekretin e suksesit të pastiçerisë, padyshim që është bashkëpunimi.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga