LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndal ndërtimit të përbindëshit të Korçës”/ Reagon ashpër ish-kryeministri Berisha

10 Mars 2019, 09:25, Aktualitet CNA
“Ndal ndërtimit të përbindëshit të

Projekti për ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Korçës ka sjellë shumë reagime nga shoqëria civile por edhe nga politikanë të ndryshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale, është shprehur kundër “përbindëshit” që denatyron Korçën, sipas tij ky projekt është fundë e krye mafioz.

?Ndal ndërtimit të përbindëshit të Korçës!

Kundërshtim i fortë për ndërtimin e përbindëshit që denatyron Korçën.

Fillimi i punimeve te ndërtimi i nje termocentrali prej 500 megavatësh në Korçë, projekt fund e krye mafioz shkaterrimtar për mjedisin, shëndetin e qytetarëve, turizmin dhe prodhimin bujqësor të Korçës ka tronditur thellë qytetarët e saj?,- ka shkruar Berisha.

Ish-kryeministri ka vazhduar më tej duke theksuar se përveç intelektualëve të cilët kanë firmosur një peticion kundër ndërtimit të këtij përbindeshi nga Rama- Peleshi- File, në një sondazh online, rezulton se  kundër  jane 92% e korçarëve.

?Po shtoj këtu se procesi i ndërtimit është tipik mafioz. Përveçse në shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare gjithçka është bërë fshehtas dhe pa u konsultuar gjerësisht popullata por mbahet për qëllime mafioze fshehur edhe investitori, supervizori, çka dëshmon se kjo është një aferë  e madhe e pistë e narko qeverisë Rama.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me intelektualet dhe qytetarët e Korçës, qendrimit te tyre kundër përbindëshit e do denatyrojë Korçën, shëndetin e banorëve të saj, bukuritë e saj mahnitëse, prodhimet e saj të mrekullueshme, turizmin dhe mjedisin e saj te pastër. ?, – ka shkruar ish-kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga