LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Grida Duma zbulon prapaskenat

10 Mars 2019, 08:24, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve/ Grida Duma zbulon prapaskenat

Kur duhen edhe pak ditë që të bëhet një muaj nga djegia e mandateve, ish-deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar vendimin që mori Opozita.

Sipas saj, djegia e mandateve, është një sakrificë dhe një rrugë protestash.

?Jashtë oborrit të Partisë ishte mbushur me mbështetës të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e politikës, është precedent i parë lënia e mandateve në grup. Është sakrificë sepse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme protestash. Por e kuptova që gjithkush që po mendonte për këtë çështje, kur ndjente entuziasmin në oborr i dukej vetja një hero i dytë në momentin që firmoste lënien e mandatit”, është shprehur ish-deputetja demokrate, në emisionin “Xing me Ermalin”.

Sipas Dumës, lënia e mandateve duhej bërë si një gjë ekstreme, radikale sepse nuk kishte mbetur më asgjë për t?u bërë.

Besoj që rrugëtimi do ta tregojë që ka qenë një gjë e duhur?, ka thënë më tej ish-deputetja demokrate. Kujtojmë se Duma ishte një ndër të parat që e firmosi lënien e mandatin./CNA.al

Lajmet e fundit nga