LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë duhet të konsumoni qe truri të "jetojë" sa më gjatë ?

10 Mars 2019, 19:30, Aktualitet CNA
Çfarë duhet të konsumoni qe truri të

Dietat me pak proteina dhe me konsum më të lartë të karbohidratesh mund të jenë çelësi i jetëgjatësisë, sidomos asaj të trurit, duke inkurajuar plakjen e shëndetshme.

Ky kërkim është i pari që vë në dukje se dietat me përmbajtje të ulët proteinike dhe me përmbajtje të lartë karbohidratesh kanë avantazhe mbrojtëse për trurin, të ngjashme me regjimet ushqimore që parashikojnë një reduktim të kalorive, të studiuara prej vitesh për benefitet e tyre mbi jetëgjatësinë.

Një ndër burimet kryesore të karbohidrateve është ?patatja e ëmbël?. Në funksion të studimit kërkuesit kanë ushqyer minj me karbohidrate komplekse, të prejardhura nga niseshteja dhe proteinat e djathit dhe qumështit.

Janë përqendruar në hippocampus, zonë e trurit përgjegjëse për të kuptuarit dhe memorien. Hippokampusi zakonisht është zona e parë e trurit që preket nga sëmundjet neuro-degjenerative si Alzheimer-i.

Dieta e pasur me karbohidrate dhe me pak proteina duket se promovon shëndet në hippokampusin e minjve. Mbetet për t?u parë nëse I njëjti ndryshim do reflektohet pothuajse njësoj edhe tek njerëzit./Burimi: TCH

Lajmet e fundit nga