LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha rikthehet në protestën e Astirit/ “Rama u kap me presh në duar”

10 Mars 2019, 17:18, Aktualitet CNA
Basha rikthehet në protestën e Astirit/ “Rama u kap me presh

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shfaqur mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Astirit, të cilët, prej më shumë se 4 muajsh, protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Basha akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se, me aferën korruptive të Unazës së Madhe, kërkon të pastroi paratë e drogës.

Sipas Bashës, protesta e Astirit e zuri Ramën me presh në duar.

?Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia për mesazhet e bujshme që nxorrën në pah korrupsionin e Edi Ramës, i cili për të pastruar paratë e drogës krijojë një aferë korruptive si kjo e Unazës. Protesta juaj e ktheu mbrapshtë hajdutërinë e mafies së Edi Ramës. Çdo protestë është vendim dhe ju me vendimin tuaj për të protestuar e nxorrët zbuluar Ramën dhe oligarkët e tij, me një projekt fantazëm. Këtu ai u kap me presh në duar. Banda e Edi Ramës i ka ditët e numëruara?,-tha ndër të tjera Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga