LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i rikthehet Korçës/ Krah për krah me Vali Dukën dhe Ervin Salianjin

10 Mars 2019, 16:16, Aktualitet CNA
Basha i rikthehet Korçës/ Krah për krah me Vali Dukën dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me sipërmarrësit dhe bizneset në qytetin e Korçës.

Takimi do të zhvillohet në dy lagje të qytetit juglindor, përkatësisht në lagjen 14 dhe 17, që njihen si zonat më të varfëra të qytetit.

Gjithashtu mësohet se Basha do të zhvillojë edhe një takim me studentët e Universitetit “Fan Noli”,  të Korçës.

Përgjegjës të takimeve të Lulzim Bashës mësohet të jenë ish-deputetët Valentina Duka dhe Ervin Salianji, me të cilët ai do të jetë krah për krah.

Kujtojmë se përpara protestës së 16 Shkurtit, kur Basha zhvilloi një sërë takimesh në qytetet kryesore të vendit, e anashkaloi Korçën.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të protestës së 16 Marsit, që do të mbahet në Tiranë.

Basha pritet të ftojë qytetarët korçarë të marrin pjesë në protestë, pas dështimeve të një pas njëshme që ka pasur me protestat në këtë qark.

Fillimisht me atë që u zhvillua në qytetin e Korçës ku u vu re një pjesmarrje shumë e ulët, por edhe me atë që zhvilloi ish deputeti Ervin Salianji dhe çuni i Fahri Balliut, një javë më parë në qytetin e Maliqit, ku nuk numëroheshin më shumë se 100 persona./CNA.al

Lajmet e fundit nga