LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kthehet në vendin e “krimit”/ Zbulohen aferat korruptive

9 Mars 2019, 12:46, Aktualitet CNA
Rama kthehet në vendin e “krimit”/ Zbulohen aferat korruptive

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në Fier.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Tabaku është shprehur se Rama ka paguar 16 milionë euro për inceneratorin e Fierit pa ekzistuar.

Sipas Tabakut, sot u kthye në vendin e krimit, pasi për 3 inceneratorët do t?u marrë shqiptarëve 178 milionë euro.

?Inceneratoret janë një nga aferat korruptive më të mëdha të kësaj qeverie, 178 mln euro pa tender, me procedura antiligjore dhe tërësisht korruptive, të falura një kompanie pa eksperience, me aksionerë offshore, pa punonjës e lidhur me pushtetin. Një rast aq evaziv saqë edhe Zëri i Amerikës, që kryeministri e ka pagëzuar tanimë si ?kazan? ka folur për të. ?-deklaroi Tabaku.

Më tej, ajo theksoi se ?Për ta kuptuar se sa korruptive është procesi i dhënies së lejeve inceneratore mjafton të përmendim se 17 vkm janë dhënë brenda një dite. Për të grabitur para publike që kanë shkuar dhe do të shkojnë në xhepat e Klodian Zotos (por edhe kush fshihet pas tij).

Kush ka dyshime për krimin ekonomik (por edhe atë mjedisor) le të shohë inceneratorin e Fierit, që do të ndërtohej në fshatin e Verrisë. Janë paguar nga buxheti i shtetit 16 mln euro dhe akoma nuk po hidhet as edhe një tullë. Fshati po zbrazet, njerëzit po ikin, paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Klodian Zotos por nuk ka shenjë të fillimit të këtij projekti. ?.

Gjithashtu ish-deputetja Tabaku, tha se projekti i inceneratorëve në Fier rezulton të jetë fantazmë, ama në Tiranë po realizohet duke u shndërruar në barrë për gjithëkënd.

?Prandaj kontratat e inceneratorëve do të jenë nga të parat që do te jetë subjekt i ligjit antimafia. Kushdo që ka firmosur, përfituar dhe punuar në dëm të buxhetit dhe qytetarëve do të vihet para ligjit. Fondet do të shkojnë për komunitetin!

Rama fatkeqesisht kudo që shkon vetem krim shkakton kete here ekonomik e mjedisor.

Fierakët prandaj protestojnë sot e do protestojnë dhe më 16 Mars!?-përfundoi Tabaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga