Connect with Us

Rama ia thotë copë Bashës/ “E nisët me himnin dhe përfunduat me birra”

Aktualitet

Rama ia thotë copë Bashës/ “E nisët me himnin dhe përfunduat me birra”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama nga Fieri i ka kujtuar kreut të PD-së Lulzim Basha, çadrën.

Ndërkohë që simpatizantë të PD kishin dalë në protestë, Rama, lëshoi alarmin se po përsëritet situata e 2017-ës, por vetëm me një ndryshim të vogël.

Sipas Ramës, PD në 2017 e nisi protestën me himnin para kryeministrisë dhe e përfunduan me birra në çadër.

“Iu dhamë çfarë kërkuan dhe tashmë janë rikthyer sërish nga e para. Jo në çadër, por rrugëve sërish nga e para”, ka thënë Rama.

Më tej Rama ka akuzuar Opozitën se po kërkon rikthimin pas, duke dëmtuar imazhin e vendit.

“Atje ku  ishim atje, ku duan të na kthejnë ata pas. Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me atë 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve. Sikur la rrugët rrugëve e mori dhe e nxori PD-në rrugëve” ka thënë Rama, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluar në Fier, dje dhe sot në mëngjes./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rama në Athinë, në tryezë me Mitsotakis çështja e detit

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Incident në mbledhjen e opozitës/ Ish-deputeti i PD-së i kthehet Kryemadhit

LEXO EDHE:  Kthimi i vizave për shqiptarët/ Edi Rama degradoi të gjitha standardet e vendit tonë

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE