Mijëra luftëtarë të IS të pazbuluar në Gjermani? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mijëra luftëtarë të IS të pazbuluar në Gjermani?

Publikuar

-

Drejtësia në Gjermani i ka injoruar mijëra të dhëna gjatë krizës së refugjatëve për kriminelë të mundshëm lufte mes azilkërkuesve, njoftojnë mediat gjermane.

Gjatë krizës së refugjatëve 2015/16 qindramijëra vetë erdhën për në Gjermani. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha: „Ne do ia dalim mbanë kësaj!”. Por autoritetet u mbingarkuan. Edhe sot, vite më vonë përpunimi i kërkesave të azilit ka ngecur.

Tani kjo mbingarkesë shfaqet në një deklarim aktual të Ministrisë së Brendëshme, të cituar nga gazeta „Bild”. “Numri i madh i të dhënave për raste problematike ka pamundësuar që përshembull të gjitha ato të ndiqen duke i marrë direkt në pyetje personat përkatës në polici”.

Por më problematikja këtu është që këto njoftime kanë pasur të bëjnë me „krime sipas së drejtës ndërkombëtare”. Në atë kohë 2015/16 – ka pasur 3800 njoftime të tilla. Vetëm 28 prej tyre u hetuan.

Prej nga vijnë udhëzimet?

Burimi i këtyre njoftimeve kanë qenë në pjesën më të madhe të rasteve punonjës të BAMF, që janë përgjegjës për përpunimin e kërkesës së azilit në Gjermani. Rreth 100 njoftime kanë ardhur këto dy vite në fjalë nga burime të tjera.

Këto u dërguan më tej në rrugë zyrtare, në Qendrën qëndrore për luftimin e krimeve të luftës (ZBKV). ZBKV e quan veten “War Crimes Unit”. Të dy institucionet, pra BAMF dhe ZBKV, janë nën Ministrinë e Brendëshme.

Krime kundër njerëzimit

ZBKV ka listuar nën „vepra penale kundër së drejtës ndërkombëtare”, një radhë veprash penale. Anëtarësia në një organizatë terroriste, siç është shteti islamik (IS), është njëra prej tyre. Në to bëhet fjalë edhe për „krime kundër njerëzimit, genocid, krime lufte dhe krime agresioni”.

Ministria e Brendëshme nuk jep përgjigje për pyetjen sa punonjës janë të punësuar në ZBKV, të paktën jo publikisht. Pyetja është bërë në prill 2018 nga fraksioni i AfD, për punën e BZKV.

Dihet që prej një viti

Në letrën që jepte përgjigje një vit më parë, Ministria e Brendshme i dha disa shifra, por në atë kohë ato nuk dolën në titujt e gazetave. Ato u bënë vetëm tani publike, sepse fraksioni i FDP i kërkoi.

Në letrën me të cilën ministria i kthen përgjigje AfD, del se pasi janë marrë njoftimet vetëm disa prej tyre janë parë me vëmendje. Sipas tyre, më 2015 u arrestua një person dhe më 2016 u arrestuan dy persona, që kishn bërë vërtet krime kundër njerëzimit. Nëse ata janë dëbuar nga vendi apo jo, nuk është e qartë.

Reagime të ashpra nga FDP dhe AFD

FDP ka kërkuar tani që të nxirren koseguenca. “Më 2015 dhe 2016 ka pasur për qindra udhëzime një proces hetimor,” thotë politikania e FDP, Linda Teuteberg në një deklaratë me shkrim, dërguar edhe në DW. „Ministri i Brendshëm Seehofer duhet të shohë edhe një herë duke ndihmuar me forca të tjera autoritetet hetimore, në mënyrë që asnjë nga kriminelët të mos shpëtojë pa u dënuar.”

Ministri i Brendshëm reagoi ndryshe nga zëdhënësi i tij, që kishte deklaruar se numri i madh i njoftimeve nuk e kishte bërë të mundur që ato të hetoheshin direkt. Kurse Seehofer tha për disa agjenci lajmesh, se njoftimet „nuk është se janë vënë mënjanë nga autoritetet e sigurisë, por janë ndarë sipas prioritetit të tyre dhe janë ndjekur edhe më tej”. Megjithatë do të përpilohet „një raport shumë i saktë” për mundësitë e mostregimit të kujdesit të duhur.

Seehofer thotë se para se të ndërmarrë hapa të tjerë do të presë daljen e raportit. Seehofer ka qenë 2015/16 ministër i Brendshëm.

Sipas informacioneve të fraksionit të FDP, raporti midis marrjes së njoftimeve dhe kryerjes së hetimeve është përmirësuar shumë pak. Nga 600 njoftime më 2017, ka pasur vetëm 46 procese hetimore. Në vitin 2018 ka pasur 550 njoftime dhe janë kryer 49 procese hetimore./ DW

Aktualitet

Hetimet për vrasjen e Artan Santos/ Spartak Braho “shpëton” Arta Markun

Publikuar

-

By

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve.

Por, ndërkohë që është pyetur nga deputetët në lidhje me hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, ka qënë deputeti socialist Spartak Braho, ai që ka “shpëtuar” Arta Markun.

Deputeti Lefter Maliqi e ka pyetur Markun se çfarë është bërë konkretisht me këtë dosje dhe deri ku janë hetimet për dosjet e famshme të përgjimeve për blerjen e votave, 339 dhe 184, por ka ndërhrë Spartak Braho, i cili ka deklaruar se për çështje konkrete është në të drejtën e kryeprokurores të mos japë detaje për hetimet.

Ndërkohë, për vrasjen e Santos, Marku ka thënë se “Kjo është një çështje jashtë periudhës për të cilën po raportojmë dhe është një çështje konkrete, për të cilën unë nuk jap të dhëna konkrete”.

Lidhur me dosjet e përgjimeve, Marku deklaroi: “Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- tha ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“I dua të pasmet e mia të mëdha”/Bebe Rexha ka një mesazh të veçantë për fansat e saj

Publikuar

-

Shumë herë është përfolur për pamjen e këngëtares shqiptare Bebe Rexha nga mediat rozë të cilën e konsiderojnë të shëndoshë.

Por në një intervistë nga Tmz në aeroportin e Los Anxhelos ajo tha se është shumë e kënaqur me trupin e saj.

“E dua trupin tim dhe të pasmet e mia të mëdha,”– tha ajo. “Nuk më pëlqen Photoshop.Duaje trupin tend, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Duhet të jeni vetvetja”, perfundoi ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Opozita ndryshon datën/ Ja kur mbahet protesta e radhës

Publikuar

-

By

Opozita e Bashkuar ka ndyshuar datën e protestës së shtatë kombëtare.

Mësohet se opozita ka vendosur që protesta e radhës të mbahet me datë 2 qershor, në orën 19:00. Vendimi është marrë pasi 31 maji është Natë Kadri, një natë e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Kujtojmë këtu se më parë ishte paralajmëruar se protesta e radhës do të ishte ditën e premte me datë, 31 maj.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama një ditë më parë lajmëroi se PS do të shtyjë hapjen fushatës zgjedhore, në datën 1 qershor./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:36 - 27 Maj, 2019

Tsipras merr goditjen e fortë/ Greqia për një muaj në zgjedhje

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ndërsa ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen. Në...

Aktualitet09:27 - 27 Maj, 2019

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Cipras kërkon mbledhje urgjente

Zgjedhjet europarlamentare dhe lokale janë zhvilluar sot në Greqi. Rezultatet e para zyrtare tregojnë triumfues të padiskutuar partinë konservatore të...

Aktualitet15:45 - 26 Maj, 2019

Pjesëmarrje e lartë në votimet për Parlamentin Evropian

Zgjedhjet në shumë vende kanë tejkaluar pjesëmarrjen para pesë vitesh. Në Gjermani dhe rreth 20 vende të tjerat vendvotimet mbyllen...

Aktualitet13:57 - 26 Maj, 2019

Referendum në Rumani për Reformën në drejtësi

Rumunët po votojnë në një referendum mbi përpjekjet e koalicionit qeverisës të majtë, për të përmbysur reformat anti-korrupsion, në vendin,...

Aktualitet13:28 - 26 Maj, 2019

Martin Schulz do të rikthehet në krye të SPD?

Partia Socialdemokrate (SPD) mund të pësojë humbje të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin Evrpopian. A do të rrezikonte kjo humbje...

Aktualitet09:54 - 26 Maj, 2019

Ngrihet sipari për finalen e zgjedhjeve europiane

Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së – shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e...

Aktualitet08:58 - 26 Maj, 2019

Rrëzohet helikopteri ushtarak/ Humbin jetën pesë persona

Pesë anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë, pasi një helikopter ushtarak në Meksikë është rrëzuar gjatë një operacioni. Sikurse raportojnë...

Aktualitet21:15 - 25 Maj, 2019

Tensionohet situata/ Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Kjo për shkak se protestuesit kanë qëlluar me gurë ndaj efektivë...

Aktualitet15:53 - 25 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 20 persona në komisariat

Pa nisur ende protesta e opozitës, policia ka nisur shoqërimet  e para në komisariat. Sipas Fax News, mësohet se në...

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Trending

Read previous post:
presidenti serb aleksander vucic
Vuçiç: Platforma e Prishtinës për dialog me Beogradin -“fund i dialogut”

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Serbisë u bëri thirrje...

Close