LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më keni bërë të qaj!” Këngëtarja shqiptare gjen posterin e vetes në vendin më të famshëm në botë

9 Mars 2019, 19:30, Aktualitet CNA
“Më keni bërë të qaj!” Këngëtarja

Një tjetër këngëtare shqiptare ka hyr prej pak kohësh në tregun e muzikës botërore. Ava Max fitoi vëmendjen e publikut veçanërisht me hitin ?Sweet but psycho?.

Por as ajo vetë nuk e priste që posteri i saj të shfaqej në një nga vendet më të njohura në të gjithë botën, në ?Times Square? të Nju-Jorkut.

?A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify ? e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë?, shkruan këngëtarja krah fotos së publikuar në Instagram.

Posteri duket se është publicitet për këngën e sa të re ?So Am I? që u publikua dje dhe rezultati është i dukshëm.

Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Lajmet e fundit nga