LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshje me opozitën?/ Spiropali: Nuk bëjmë pazare

9 Mars 2019, 17:35, Aktualitet CNA
Marrëveshje me opozitën?/ Spiropali: Nuk bëjmë pazare

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur rreth vendimit të opozitës për djegien e mandateve dhe kërkesave të bëra nga opozita për zgjedhje të parakohshme.

Sipas Spiropalit, Parlamenti është legjitim dhe ata do t?i shkojnë deri në fund mandtatit të tyre.

Ajo ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me opozitën.

?Parlamenti është legjitim, qeveria është legjitime dhe ne do t?i shkojmë deri në fund mandatit tonë. Pse qenka më e denjë Monika Kryemadhi sesa ajo zonja që ka fituar mandate në Dibër, përse qenka më i denjë Lulzim Basha se Myslym Murrizi. Opozitën nuk e zgjedhim ne dhe ata zgjodhën vetë të dalin jashtë sistemit dhe pritën që ne ti presim litarin dhe ti shpëtojmë. Ne nuk mund të bëjmë pazare me opozitën, që ti japim atyre pushtet në tavolinë?,- tha ndër të tjera Spiropali në rubrikën “Kjo Javë” në News 24./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga