LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Listat e deputetëve të PD/ Rama tallet keq me Bashën

9 Mars 2019, 11:31, Aktualitet CNA
Listat e deputetëve të PD/ Rama tallet keq me Bashën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë, pritet t’u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.

Në këtë mënyrë, numri i deputetëve  të Opozitës në Kuvend, shkon në 10.

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja  e LSI-së Monika Kryemadhi, në vijimësi kanë akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po blejnë kandidatët për deputetët në listat shumëemërore.

Këtyre akuzave iu është përgjigjur Rama sot nga Fieri.

“Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension. Pse do të rrijë pas Luanit”, është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga