LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kinemaja italiane në zi/Ndahet nga jeta aktori i njohur

9 Mars 2019, 09:40, Lifestyle CNA
Kinemaja italiane në zi/Ndahet nga jeta aktori i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, aktori dhe interpretuesi i njohur italian, Pino Caruso.

Ai e nisi karrierën me veprën ?Il gioco delle parti? dhe e mbylli me ?Non si sa come?, por gjatë rrugëtimit pati edhe vepra të tjera të famshme si ?Il berretto a sonagli?.

Caruso njihet si një ndër të parët aktorë që futi dialektin sicilian në televizion, ndërsa në Shqipëri me siguri njihet nga fansat e ?Carabinieri-t?.

Ishte një personazh i gjithanshëm që kontribuuoi në kinema, në teatro, në ekranin e vogël dhe në literaturë me disa libra, jo vetëm biografi por diçka mes poezisë dhe aforizmave.

Fama e tij në televizion nisi rreth viteve ?60 në këto programe televizive:

?Che domenica amici? (ku kishte rubrikën ?Diario siculo?) e më pas ?Gli amici della domenica?(1970), ?Teatro 10?, ?Dove sta Zazà? të Castellacci-t, ?Mazzabubù? netët muzikore të Vanoni (?Due di noi?) e Milva (?Palcoscenico?).

Ishte regjisori i ?Raitre? për një film mbi çështjen Tortora dhe i ftuari special i moderatorëve Baudo e Carrà.

Me teatrin, atë që e jetonte çdo mbrëmje, nga skena në skenë, Caruso kishte një marrëdhënie të vërtetë dhe të gjallë.

Mediat italiane shkruajnë se ai vdiq në Romë pasi vuante nga një sëmundje.

Lajmet e fundit nga