LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kallëzim penal ndaj kryegjyqtares/ Mikesha e saj në Komisionin e Vettingut zhduk dosjen?

9 Mars 2019, 10:47, Aktualitet CNA
Kallëzim penal ndaj kryegjyqtares/ Mikesha e saj në Komisionin e

Vettingu ka zbritur tek krerët e prokurorive dhe gjykatave.

Me 11 mars, kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ornela Naqellari, do t?i nështrohet Vettingut.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që do të shqyrtojë dhe do të vendosë për Naqellarin, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine, Suela Zhegu.

Kryegjyqtarja e Lezhës do të kalojë në filtër për tri shtyllat e Vettingut, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe atë profesional.

Emri i gjyqtares Naqellari është lakuar së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një denoncimi që ai kishte marrë.

Ndaj kryegjyqtares së Lezhës ka një kallëzim penal nga kancelarja po e të njëjtës gjykatë, mirëpo sipas denoncimit, Prokuroria nuk guxon ta hetojë.

Sipas Berishës, gjyqtarja Naqellari ia ka “lidhur duart ” Prokurorisë Laçit, që mos ta hetonin për falsifikim.

Me ndërhyrjen e anëtares së Komisionit të Vettingut, Valbona Sanxhaktari, gjyqtarja Naqellari është amnistuar nga hetimet.

Gjithnjë, sipas raportimit të dërguar në adresë të ish-kryeministrit Berisha, Sanxhaktari u ka bërë presion me Vettingun prokurorëve që kanë dashur të hetojnë Naqellarin.

“Prokuroria e Laçit, shkel çdo lloj ligji, nën presionin e Valbona Sanxhaktarit edhe nuk nis hetimin për kallëzimin penal që i ka bërë kancelarja e gjykatës së Lezhës, kryetares së kësaj gjykate, Ornela Naqellari. Ish-drejtori i Policisë Lezhë, B. Çeliku ka marrë vërtetim nga Gjykata e Lezhës, pa qenë asnjë ditë në gjykatë.

Çështja po hetohet nga prokuroria e Laçit e cila nuk e heton nën ndikimin e një anëtareje të KPK,  Sanxhaktari.

Kryetarja e Gjykatës është e njohur se ka miqësi dhe është lidhje e Sanxhaktarit. Kjo e fundit ndërhyn dhe kërcënon me Vettingun ndaj dhe deri më tani nuk është bërë asnjë veprim nga Prokuroria e Laçit.  Kjo e mbron që të mos nisë hetimi nga prokuroria e Laçit për kryetaren e Gjykatës, edhe pse kallëzimi ështe regjistua. Një kopje e kallëzimit ka shkuar edhe tek Vettingu, dhe aty ka ndërhyrë Sanxhktari”, thuhet në denoncim.

Sa i përket pasurisë, rezulton se Naqellari të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare, por edhe nga trajnimet dhe konferencat e shumta.

Pasuria e deklaruar me 31.03.2017

Automjet Scoda, Fabia Ambiente 1.2 TSI, të fituar në bazë të konstratës financiare të datës 17.05.2012 dhe kontra

tës së shitblerjes së automjetit me datë 18.05.2016. Në total makina ka kushtuar 11 500 euro.

Paradhënie janë dhënë 4500 euro.

Cash, jashët sistemit bankar më bazë të kursimeve nga paga- 250 000 lekë.

Llogari rrjedhëse-54662.14 lekë.

Paga si gjyqtare në Përmet për periudhën 01.01.2016-01.06.2016 në shumën 584 896 lekë.

Paga si gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Lezhës për periudhën 01.06.2016 -31.12.2016 në shumën 738 999 lekë.

Pagesë nga Kuvendi për pjesëmarrje në sekretariatin teknik të Komisionit të Reformës në Drejtësi-.25514,0 lekë.

Pagesë nga OPDAT-20018,55 lekë

Pagesë nga shkolla e magjistraturës në shumën-56.792 lekë.

Pagesë nga OPDAT për pjesëmarrje në dy konferenca-63762.38 lekë.

Pagesë nga revista “Avokatia” për publikimin e një artikulli-6 800 lekë.

Bashkëkredimarrëse në kontratën e kredisë  bankare 29.06.2010, të ndryshuar me kontratën e datës 07.04.2011. Këstet e krdisë janë paguar me të ardhurat e familjarëve.

Shuma e shlyer është 188.079 lekë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga