Connect with Us

I bëjnë burrat të  flasin me vete/ Këto janë gratë më joshëse të zodiakut

Aktualitet

I bëjnë burrat të  flasin me vete/ Këto janë gratë më joshëse të zodiakut

Publikuar

-

shenjat qe bejne burrat te flasin me vete

Gaforrja

Gruaja e shenjës së Gaforres është shumë joshëse dhe romantike. Ajo ka nevojë që të stimulohet, por është në gjendje që t’i dredhë shpirtin çdo burri që i qendron afër. Si armë joshje kjo grua do të përdorë gjestet që e ndihmojnë të arrijë qëllimet e saj. Fjalët janë të tepërta ajo do të arrijë çdo gjë që do me çdo lloj mjeti.

Virgjëresha

Gratë e shenjës së Virgjëreshës janë shumë te zgjuara. Ato do të kuptojnë shumë mirë partnerin e tyre dhe do të dinë në çdo moment se çfarë mendon ai. Ato joshin duke plotësuar edhe dëshirat më të errëta të partnerit. Fantazia i bën që të jenë shumë misterioze. Është shumë e vështirë që burrat të arrijnë ta lexojnë dhe kjo e bën të parrezistueshme në sytë e tyre.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat më të mërzitshme të zodiakut 

Akrepi

Gruaja e shenjës së Akrepit është e ndjeshme dhe e rrezikshme. Ajo ka një intuitë që nuk e lë kurrë në baltë. Është aq e sigurt në vetvete sa arrin të joshë vetëm me shikime./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Detaje të reja nga helmimi i nxënësve në Tiranë/ Shkolla përdorte bombël gazi të pa licensuar

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja nga helmimi i nxënësve në Tiranë/ Shkolla përdorte bombël gazi të pa licensuar

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga helmimi i nxënësve në një shkollë në “Don Bosko” në Tiranë. Shkolla përdorte ngrohje me gaz propan dhe kishte një depozitë gazi 1000 litërshe të mbushur plot. Kjo depozitë ishte e pa certifikuar nga inspektorati shtetëror i enëve nën presion.

Depozita ishte e vendosur jashtë ambienteve të shkollës, por rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen brenda shkollës.

Aktualisht po kryhet zbrazja e depozitës nga gazi. Për shkak të thithjes së gazit 6 nxënëse të moshave të ndryshme përfunduan në spital, fatmirësisht tani janë jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit, i cili ia ka marrë mire dorën gënjeshtrave.

E para kur ai tha se në 2017 kishte një acar politik në zgjedhje. Ky është një mashtrim publik i bërë ndaj qytetarëve korçarë, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve, sepse në 2017-ën zgjedhjet u bënë pas marrëveshjes Rama-Basha dhe ku demokratët ishin pjesë e qeverisë, përfshi këtu edhe institucionet kryesore të shtetit shqiptar.

Le të shkojmë me tej dhe tek më e rëndësishmja, gënjeshtra më e trupshme që u bëhet demokratëve në Korçë duke thënë se Korça ishte i vetmi qark me rritje për PD në vitin 2017.

Le të shohim shifrat, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në qarkun e Korçës në 2017, PD dhe aleatët e saj kanë marrë 42 177 vota ose 32.51% e përkthyer në katër mandate deputetësh. Kujtojmë se në vitin 2017, PD ishte në koalicion me shumë parti të tjera si Partia Agrare, Partia Republikane, Partia e të Drejtave të Njeriut, LZHK, PDK dhe shumë forca të tjera politike të cilat u futën në koalicion me PD, por garuan me siglën e kësaj të fundit dhe nuk vendosën siglat e tyre në fushatë.

Këto janë rezultatet e vitin 2017, pra koalicioni i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka rreth 42 mijë vota se bashku me aleatët në një fushatë elektorale të qetë pa incidente ku të vetmet problematika u shfaqën me LSI e cila pati edhe pasoja me arrestimin e disa personave të cilët dyshoheshin për blerjen e votës.

Për të bërë më të qartë mashtrimin e Salianjit shikojmë zgjedhjet e vitin 2013 sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Koalicioni i socialistëve në 2013 ka rreth 88 mijë vota nga të cilat LSI ka rreth 15 mijë vota dhe PS ka 63 584 vota, gati të njëjtat vota që socialistët kanë marrë edhe në vitin 2017 me një ulje prej vetëm 800 votash në total.

LEXO EDHE:  Nuk e kanë aspak problem të qëndrojnë vetëm/ Shenjat e horoskopit që adhurojnë lirinë

LEXO EDHE:  Nuk bëjnë asgjë për dashurinë/ Shenjat më indiferente të horoskopit

Po të shkojmë më poshtë dhe të shohim koalicionin e PD, sipas dokumentit të publikuar, ka 56 225 vota, pra PD dhe aleatët e saj në vitn 2013 kanë të paktën 14 mijë vota më shumë se në vitin 2017.

Pra, në 2017, PD ka një rënie me të paktën 25%. Le të shohim shifrat në një formë tjetër. Edhe në krahasimin sigël me sigël, sërish Partia Demokratike del me ulje megjithëse në të dyja zgjedhjet edhe në 2013-ën edhe në 2017-ën është kandiduar me koalicion. Në 2017 ka 42 mijë vota në total ndërsa në 2013 vetëm si logo, pra partitë aleate, PD ka 47 mijë vota. Është gati 10 deri në 11 % më shumë sesa në vitin 2017. Prandaj ajo që ka thënë Ervin Salianni është mashtrimi publik i radhës.

Ndoshta matematika e Lulzim bashës 7*7 bëjnë 42 ka fillluar tashmë të japë efekt edhe tek prurjet e Republikës së Re të Lulzim Bashës ku “Babalet” dhe historirat me G.D., tani fillojnë të na tregojnë sesi qendron e vërteta electoral, por ajo është krejt ndryshe.

Në vitin 2017 PD në qarkun e Korçës ka pësuar në katastrofë elektorale me një rënie totale si koalicion dhe këto janë shifrat zyrtare të KQZ sipas dy tabelave që kemi vendosur me poshtë.

Katër gënjeshtrat e Ervin Salianjit/ Humbi qarkun, bashkinë, komunën dhe fshatin e tij

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët, ja shifrat e KQZ-së

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

 

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Bisedat telefonike/ “Babalja”, fundos Ervin Salianjin

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur do të nis procesi i kolaudimit?/ Gonxhe jep sqarim në Komisionin  e Ligjeve

Publikuar

-

Nga

Kur do të nis procesi i kolaudimit?/ Gonxhe jep sqarim në Komisionin  e Ligjeve

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka deklaruar se procesi i kolaudimit do të nisë në muajin shkurt.

Këtë deklaratë Gonxhe e bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

“Mendojmë që është e mjaftueshme në kuadrin e punës që është bërë në muajin Dhjetor. Koha ka qenë për të punuar më e shkurtër dhe duke qenë se qeveria ka miratua një pakte ndryshimesh në kodin rrugor dhe vijnë në parlament në ditët në vijim dhe mendojmë se ky tre mujor bashkonte në afate nevojën pas pandemisë.

LEXO EDHE:  Nuk bëjnë asgjë për dashurinë/ Shenjat më indiferente të horoskopit

LEXO EDHE:  Nuk bëjnë asgjë për dashurinë/ Shenjat më indiferente të horoskopit

Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Duke qenë se taksat në Shqipëri janë taksa posedimi, kjo gjë mungonte në kontrollin teknik. Bëhemi gati gjatë janarit për update dhe ju keni kohë për rishikimin e ndryshimeve në kodin rrugor”, tha Gonxhe./CNA.al

LEXO TE PLOTE