LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari zbulon sesi Rama “peshkoi” Bashën

9 Mars 2019, 20:02, Aktualitet CNA
Gazetari zbulon sesi Rama “peshkoi” Bashën

Gazetari Denis Dyrnjaja në një postim në rrjetet sociale ka komentuar veprimet e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme gjatë takimit me gratë në qytetin e Fierit.

Sipas Gazetarit, Rama ftoi gratë në një kërcim spontan të paorganizuar por të mirëmenduar.

Më tej, gazetari shkruan se Rama e ka bërë këtë gjë për të fituar vëmendjen e mediave.

Në shkrimin e tij, Dyrnjaja thekson se në këtë mënyrë Rama peshkoi mediat, por edhe kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, i cili në kundërpërgjigje shpërndau lule për gratë në një emision televiziv.

Postimi i plotë i gazetarit:

Truket publike të Edi Ramës!

Të gjithë bëjnë atë që Rama do. Në kulmin e akuzave dhe tensionit opozitar, vizitave të shpeshta të ndërkombëtarëve për të bindur opozitën të rikthehet në sistem, kryeministri bën gjestin sofist për 8 Mars duke thirrur gratë në Fier në një kërcim spontan të paorganizuar por të mirmenduar.

Dhe pikërisht Rama e mori atë që projektoi. E thithi prapë vëmendjen e mediave online në qerthullin që ai ka dëshirë më shumë. Ta sulmojnë atë për ndodhi që nuk ka pikë rëndësie. Dhe nuk zhgënjejnë portalet sidomos ato kundërshtare të kryeministrit, që të merren nga mëngjesi deri në darkë me ngjarjen e Fierit. Dhe po ja bëjnë këtë një individi si Rama që i kanë dalë fotot nudo e s’ja ka ndjerë fare madje iu rrit edhe popullariteti.

Rama preferon të flitet për shumëçka jothelbësore edhe duke e vënë atë në qendër të vëmendjes, duke shmangur situatën nga thelbi dhe në fakt “peshkimi” i shkon mbarë sepse rrjetën me peshq mediatikë e mbush plot sa herë ai do, kur dhe si do, duke stisur situata që shpërqendrojnë vëmendjen.

Dhe më qesharake bëhet pastaj situata kur kundërshtari i tij shfaqet me kundërpërgjigje po publike, duke zgjedhur një formë totalisht artificiale duke ndarë lule në televizion. Dy herë peshkim. Prandaj bën qejf Rama sepse ai gjithnjë luan lojën me rregullat dhe tekat që vendos ai, të tjerët thjeshtë duan apo nuk duan bien pre e “lojërave” të tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga