Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Publikuar

-

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition.

Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të botës nderoi mbrëmë në Tiranë me çmimin e parë dirigjenten Delyana Lazarova.

Delyana, është një dirigjente e re në moshë, por me një ekperiencë në drejtim me orkestra të rëndësishme si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë e Azi. Ajo është përzgjedhur si dirigjente edhe në Festivalin Aspen Music që do të zhvillohet gjatë këtij viti.

Deliana Lazarova

E  emocionuar Delyana  falenderoi të gjithë muzikantët e Orkestrës së RTSH-së duke shpresuar që të rikthehej sa më shpejt që të drejtojë një koncert të vërtetë me këta artistë të jashtëzakonshëm. Gjithashtu , Lazarova vlerësoi edhe kolegët e saj dirigjentë.

Kryetari I jurisë, Mjeshtri I Madh Zhani Ciko u shpreh se për jurinë ishte shumë e vështirë të merrte vendim kur ke të bësh me talente të tilla ,ndaj çmimin e dytë juria  e ndau midis Andreë Joon Choi dhe Ji Yujue.

Nga data 2 deri më datë 4 Mars 75 dirigjentë nga 35 shtete të ndryshme të botës drejtuan Orkestrën Sinfonike të RTSH-së , e cila ka marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë personalitetet e muzikës që kanë bashkëpunuar me të. Po ashtu me nota maksimale kanë vlerësuar muzikantët e kësaj orkestre edhe juria e cila kishte në përbërjen e saj emra të muzikës botërore.

RTSH dhe Orkestra  Sinfonike përmbyllën me sukses të premten e 8 Marsit një ngjarje të madhe artistike. Një konkurs unik për Shqipërinë , por jo për arenën ndërkombëtare muzikore. Tashmë NRTA Conducting Competition është listuar në konkurset ndërkombëtare , fakt ky që e bën Shqipërinë një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës serioze.

Pas përballjes së 10 gjysmëfinalistëve në skenën e Universitetit të Arteve , për në natën finale u përzgjodhën 3 finalistë : Andrew Joon Choi- Korea e Jugut, Ji Yujue- Kinë dhe Delyana Lazarova –Bullgari.

Juria e konkursit.

Zhani Ciko – Mjeshtër I Madh

Vittorio Parisi – Dirigjent, Docent në Konservatorin G.Verdi ,Milano.

Bernt Bauge- Menaxher I Filarmonisë së Bergen, Norvegji

Gyorgy Igric –Drejtor Artistik I Orkestrës Sinfonike të Radios, Hungari

 Maurizio Cocciolito –Drejtor Artistik I Solisti Aquilani

Kujtesa ndaj kompozitorit tonë të shquar Nikolla Zoraqi e bëri edhe më domethënës këtë konkurs nderkombetar, ku një nga veprat e tij emblemë e cila ka korrur sukses jo vetëm brenda vendit kur është interpretuar, por edhe jashtë saj, duke sjellë  kështu shpirtin kombit tonë nëpërmjet harmonisë dhe melodisë. Uvertura festive është luajtur 3 herë nga dirigjentë të kombësive të ndryshme, në 3 forma të ndryshme dhe nga një orkestër e vetme.

Përveç, Uverturës Festive të Zoraqit,  3 finalistët drejtuan dhe nga një kohë nga sinfonitë e kompozitorëve të mëdhenj si Dvozhak, Brams dhe Shuman duke spikatur kështu në stilin dhe karakterin e gjithësecilit .

Finalja e madhe e këtij konkursi u transmetua direkt nga RTSH MUZIKË, kanal I dedikuar muzikor në tërësi, por që tregon një kujdes të veçantë ndaj muzikës serioze si një vlerë e jashtëzakonshme në ushqimin shpirtëror .

RTSH ndërmori këtë nismë kurajoze për të realizuar një ngjarje të përmasave kaq te mëdha, ne bashkëpunim edhe me Classics Management , duke dëshmuar se i përgjigjet kërkesave te publikut.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Hetimet për vrasjen e Artan Santos/ Spartak Braho “shpëton” Arta Markun

Publikuar

-

By

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve.

Por, ndërkohë që është pyetur nga deputetët në lidhje me hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, ka qënë deputeti socialist Spartak Braho, ai që ka “shpëtuar” Arta Markun.

Deputeti Lefter Maliqi e ka pyetur Markun se çfarë është bërë konkretisht me këtë dosje dhe deri ku janë hetimet për dosjet e famshme të përgjimeve për blerjen e votave, 339 dhe 184, por ka ndërhrë Spartak Braho, i cili ka deklaruar se për çështje konkrete është në të drejtën e kryeprokurores të mos japë detaje për hetimet.

Ndërkohë, për vrasjen e Santos, Marku ka thënë se “Kjo është një çështje jashtë periudhës për të cilën po raportojmë dhe është një çështje konkrete, për të cilën unë nuk jap të dhëna konkrete”.

Lidhur me dosjet e përgjimeve, Marku deklaroi: “Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- tha ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“I dua të pasmet e mia të mëdha”/Bebe Rexha ka një mesazh të veçantë për fansat e saj

Publikuar

-

Shumë herë është përfolur për pamjen e këngëtares shqiptare Bebe Rexha nga mediat rozë të cilën e konsiderojnë të shëndoshë.

Por në një intervistë nga Tmz në aeroportin e Los Anxhelos ajo tha se është shumë e kënaqur me trupin e saj.

“E dua trupin tim dhe të pasmet e mia të mëdha,”– tha ajo. “Nuk më pëlqen Photoshop.Duaje trupin tend, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Duhet të jeni vetvetja”, perfundoi ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Opozita ndryshon datën/ Ja kur mbahet protesta e radhës

Publikuar

-

By

Opozita e Bashkuar ka ndyshuar datën e protestës së shtatë kombëtare.

Mësohet se opozita ka vendosur që protesta e radhës të mbahet me datë 2 qershor, në orën 19:00. Vendimi është marrë pasi 31 maji është Natë Kadri, një natë e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Kujtojmë këtu se më parë ishte paralajmëruar se protesta e radhës do të ishte ditën e premte me datë, 31 maj.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama një ditë më parë lajmëroi se PS do të shtyjë hapjen fushatës zgjedhore, në datën 1 qershor./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:36 - 27 Maj, 2019

Tsipras merr goditjen e fortë/ Greqia për një muaj në zgjedhje

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ndërsa ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen. Në...

Aktualitet09:27 - 27 Maj, 2019

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Cipras kërkon mbledhje urgjente

Zgjedhjet europarlamentare dhe lokale janë zhvilluar sot në Greqi. Rezultatet e para zyrtare tregojnë triumfues të padiskutuar partinë konservatore të...

Aktualitet15:45 - 26 Maj, 2019

Pjesëmarrje e lartë në votimet për Parlamentin Evropian

Zgjedhjet në shumë vende kanë tejkaluar pjesëmarrjen para pesë vitesh. Në Gjermani dhe rreth 20 vende të tjerat vendvotimet mbyllen...

Aktualitet13:57 - 26 Maj, 2019

Referendum në Rumani për Reformën në drejtësi

Rumunët po votojnë në një referendum mbi përpjekjet e koalicionit qeverisës të majtë, për të përmbysur reformat anti-korrupsion, në vendin,...

Aktualitet13:28 - 26 Maj, 2019

Martin Schulz do të rikthehet në krye të SPD?

Partia Socialdemokrate (SPD) mund të pësojë humbje të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin Evrpopian. A do të rrezikonte kjo humbje...

Aktualitet09:54 - 26 Maj, 2019

Ngrihet sipari për finalen e zgjedhjeve europiane

Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së – shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e...

Aktualitet08:58 - 26 Maj, 2019

Rrëzohet helikopteri ushtarak/ Humbin jetën pesë persona

Pesë anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë, pasi një helikopter ushtarak në Meksikë është rrëzuar gjatë një operacioni. Sikurse raportojnë...

Aktualitet21:15 - 25 Maj, 2019

Tensionohet situata/ Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Kjo për shkak se protestuesit kanë qëlluar me gurë ndaj efektivë...

Aktualitet15:53 - 25 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 20 persona në komisariat

Pa nisur ende protesta e opozitës, policia ka nisur shoqërimet  e para në komisariat. Sipas Fax News, mësohet se në...

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Trending

Read previous post:
Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Close