LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E dua shumë, por s’mund të hesht”/Motra e Michael Jackson pranoi se vëllai i saj ishte pedofil

9 Mars 2019, 20:45, Aktualitet CNA
“E dua shumë, por s’mund të hesht”/Motra e Michael

?Daily Mail? publikoi një intervistë të regjistruar 26 vite më parë ku ajo tregon se nuk mund të heshte.Motra e Michael Jackson, LaToya, është e para që ka pranuar në vitin 1993 se vëllai i saj abuzonte me fëmijët.

?Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm. Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar?, thotë LaToya në intervistën për MTV të publikuar në vitin 1993.

Kjo intervistë mësohet se është regjistruar pas akuzave që bëri babai i 13-vjeçarit Jordy Chandler kundër legjendës së muzikës ?pop?.

?Tani ndaloni dhe mendoni për një sekondë dhe më thoni, çfarë bëri një 35-vjeçar që mori një djalë të vogël dhe qëndroi me të për 30 ditë? Dhe merr një djalë tjetër dhe qëndron me të për pesë ditë në një dhomë dhe nuk largohet kurrë nga dhoma? Sa prej jush janë 35 vjeç? Sa do të merrnin fëmijë të vegjël dhe të bënin këtë gjë? E dua vëllain tim, por është e gabuar. Unë nuk dua të shoh këta fëmijë të lëndohen?, thotë LaToya.

Ajo vazhdon më tej: ?Unë jam gjithashtu një viktimë dhe e di se cfarë ndjenje është. Këta fëmijë do të jenë të frikësuar për gjithë jetën dhe s?dua të shoh më fëmijë të pafajshëm që ndikohen në këtë mënyrë. Më vjen shumë keq për këta fëmijë, sepse nuk kanë më një jetë?.

 

62-vjeçarja LaToya është e vetmja që ka pranuar deri më tani pedofilinë e Jackson, ndërsa tregoi se paguheshin çeqe me shuma të mëdha për t?u mbyllur gojën familjarëve të të abuzuarve.

Lajmet e fundit nga