LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ardhmja e Chanel-it pa Karl Lagerfeld

9 Mars 2019, 07:34, Aktualitet CNA
E ardhmja e Chanel-it pa Karl Lagerfeld

Si do të jetë ecuria e shtëpisë franceze të modës pa drejtorin e saj kreativ?

?Unë jam një njeri me këmbë në tokë, vetëm se jo mbi këtë tokë?, ishte një prej shprehjeve më të përdorura dhe më të pëlqyera të Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë më 19 shkurt të këtij viti, shkruan The Economist.

Z. Lagerfeld, i cili lindi 85 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë, edhe pse ndoshta asnjëherë nuk e ka ndier se i përkiste këtij planeti, e dinte mjaft mirë se çfarë donin të vishnin banorët e saj më të pasur. Si një nga artistët më të mëdhenj francezë të modës ?Haute Couture?, së bashku me Christian Dior, Coco Chanel dhe Yves Saint Laurent, z. Lagerfeld e shndërroi Chanel, firmën ku ai punoi si drejtor i saj kreativ për më shumë se 35 vjet, në markën shumëkombëshe që është sot.

Ditët pas vdekjes së tij janë shoqëruar me thashetheme rreth së ardhmes së shtëpisë së famshme të modës. Pronarët e Chanel, Alain dhe Gérard Wertheimer, e pranojnë se pjesën më të madhe të pasurisë së tyre e kanë vënë pas periudhës kur z. Lagerfeld filloi të punonte në shtëpinë e tyre të modës.

Kur dy vëllezërit e punësuan atë për të marrë përsipër sektorin kreativ të firmës së tyre, z. Lagerfeld u shpreh se ai u përball me një sektor ku target grupi që synohej të tërhiqej ishin gratë në moshë të mesme, gjë që sipas tij ishte disi e vjetruar. Menjëherë sapo mori në dorë drejtimin kreativ, ai bëri ndryshime rrënjësore, duke i bërë linjat më të gjata, më delikate dhe me detaje që binin menjëherë në sy dhe që identifikonin markën Chanel. Një njeri i fiksuar pas punës dhe që thuajse kurrë nuk bënte pushime, dizenjonte rreth 14 koleksione të ndryshme brenda vitit.

?Të dizenjoj për mua është njësoj sikur të marr frymë, prandaj nëse nuk mund të marr frymë do të thotë që jam në telashe?, shprehej ai shpeshherë. Por edhe anëtarët e tjerë të kësaj skuadre të madhe nën emrin Chanel ishin persona të cilët kishin një instinkt të pazakontë për biznesin e modës. Kështu, për shembull Jacques Helleu, drejtuesi i departamentit të marketingut të firmës, e kuptoi rëndësinë që kishte mbrojtja e një marke luksoze.

Chanel luftoi për pronësinë e saj intelektuale shumë kohë përpara se shtëpitë e tjera të modës të kuptonin rëndësinë e saj. Një sekret i ruajtur mirë ndër vite, u bë publik gjatë 2017. Rezultatet financiare të firmës, të publikuara për herë të parë në historinë e saj 108-vjeçare, treguan të ardhura prej 9.6 miliardë dollarë të gjeneruara në vitin 2017. Këto të ardhura ishin pjesë e portofolave të ndryshëm, duke përfshirë këtu çantat e dorës, parfumeve, produkteve kozmetike, veshjeve, stolive dhe këpucëve.

Marka dhe suksesi i Chanel-it gjithmonë kanë ngjallur interes edhe te shumë prej kompanive të mëdha të kësaj industrie. Bernard Arnault, shefi i Mowt Hennessy Louis Vuitton (LVMH), grupi më i madh i mallrave luksoze në botë, thuhet se ka dashur gjithmonë që të marrë në pronësi Chanel-in. Një vit më parë, drejtuesi financiar i Chanel-it konfirmoi se kompania nuk kishte asnjë plan për të shitur aksionet e saj.

Sipas një burimi të brendshëm të kësaj kompanie, vëllezërit Wertheimer ishin zotuar se do ta mbanin në punë z. Lagerfeld derisa ai të vdiste. Po tani, cilat do të jenë planet e tyre? Sipas Dirk Boventer i Atreus, një konsulent me pakicë, shitja e kësaj kompanie duket e pamundur, të paktën për momentin. Alain, Drejtori Ekzekutiv njoftoi se z. Lagerfeld do të zëvendësohet nga Virginie Viard, bashkëpunëtorja e tij më e afërt dhe më e besuar në gati 30 vite.

I mbetet znj. Viard tani që të ecë në gjurmët e z. Lagerfeld apo t?i japë kësaj kompanie një imazh të ri, ashtu siç edhe veproi Lagerfeld kur mori në dorë drejtimin kreativ të saj. Derisa ajo ta bëjë këtë gjë, Chanel pa z. Lagerfeld nuk do të ishte më shumë se një trofe për investitorët potencialë./ Monitor

Lajmet e fundit nga