LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Mashtrimi i kryeministrit Rama për rritjen e pagave

9 Mars 2019, 17:57, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Mashtrimi i kryeministrit Rama për rritjen e pagave

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari, i cili ka shkruar se rroga nuk është rritur, ashtu si ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Sipas denoncuesit rrogat nuk janë as 240, sa e ka deklaruar kryeministri Rama dhe as nuk është bërë 260. Sipas tij rroga reale është 220 dhe pa asnjë ditë pushim.

Pavarësisht se kryeministri Rama deklaroi se pagat do të rriteshin  me 20 mijë lekë të vjetra për vitin 2019, ato vazhdojnë të jenë po njëlloj.

Me 220 mijë lekë (të vjetra) në muaj dhe pa asnjë ditë pushim, kryeministri pretendon rritje të mirëqenies dhe ekonomisë në vend, duke llogaritur që një pagë e tillë nuk mjafton as për të paguar faturat e fryra mujore të ujit dhe dritave.

?Desha të ndaja me ju dhe me të gjithë shqiptarët mashtrimin e Edi Ramës, i cili ka deklaruar se rroga minimale në Shqipëri do të jetë 260 mijë lekë të vjetra , ka qenë 240 sipas tij dhe e ka rritur me 20 mijë lekë. Kjo nuk është e vërtet as për 240 mijë dhe as për 260 mijë. Unë paguhem me 220 mijë lekë të vjetra në një firmë Italiane plus punoj edhe të Shtunën dhe të Dielën, pa asnjë pushim. Kjo nuk është e drejtë ne nuk jemi skllevër, është një katastrofë të vuash si skllav në vendin tënd?,- ka shkruar denoncuesi në adresë të Berishës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga