Connect with Us

Basha kapet duke gënjyer/ Shkel Statutin, shpall Mziun kandidat

Aktualitet

Basha kapet duke gënjyer/ Shkel Statutin, shpall Mziun kandidat

Publikuar

-

Ja emrat e kandidatëve të PD në qarkun Dibër(në përditësim)

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët në zonën e Paskuqanit rikonfirmoi kandidaturën e Xhelal Mziut  për Bashkinë e Kamzës.

 “Në Paskuqan ka më pak njerëz me ndihmë ekonomike sesa në Bllok, që është një shenjë e qartë e korrupsionit të Edi Ramës dhe i diskriminimit që i ka bërë kësaj zone. Por, të jeni të sigurt, se kur t’i bashkojmë forcat me pushtetin lokal, me Xhelal Mziun dhe pushtetin qëndror, me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet kudo, por për këtë së pari duhet të fitojmë betejën”,-tha ndër të tjera Basha gjatë takimit të tij.

Mirëpo, këtë vendim Basha duket se e ka marrë me kokën e tij duke mos respektuar pikën 2 të nenit 12 në statuin e Partisë Demokratike ku qartësisht thuhet kryetari duhet të konsultohet fillimisht me antarët e PDSH-së dhe më pas ka të drejtën e propozimit të kandidatit.

“Kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin vendor dhe Kuvendin e Shqipërisë përzgjidhen dhe seleksionohen në bashkëpunim dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Kryesia e PDSH-së miraton me udhëzim rregullat për realizimin e procedurës së përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave, si dhe për realizimin e këtij procesi. Pas konsultimit me anëtarësinë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e PDSH-së vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale. Kjo listë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar të PDSH-së”,-thuhet në pikën 2 të Nenit 12-të të Statutit të PD-së.

LEXO EDHE:  Gazetari ironi me darkën e Bashës me Trump/ Zbulon skenaret

Edhe njëhere kryetari i PD-së kapet në shkelje statuore. Ai që çdo ditë flet se ka ndryshuar ngelet po i njëjti, tjetër bën e tjetër thotë. Ashtu siç vodhi votat e demokrateve dhe shiti PD-në tek Edi Rama sot Basha sërish po kërkon vetëm Pazar. Ai nuk respekton asnjë rregull politik të PD por vetëm pazaret dhe shkel çdo parim. Sot publikisht shkeli statutin e PD-së.

Por më qesharak akoma është fakti se Basha nga njëra anë shpall Xhelal Mziun në kundërshtim me statutin pa pyetur strukturat nga ana tjetër thotë se kandidatët për deputetë do i zgjedhë baza.

Sot Basha është kapur gjallë në mashtrimin e tij. Ai thjesht gënjen. Tjetër bën e tjetër thotë.

Fakti për shkeljen e statutit është thjesht dhe vetëm një pa hyrë më tej në analizën e kandidatit dhe kriteret që Basha i thotë publikisht por si respekton kurrë./CNA.al

Basha thirrje qytetarëve/ Më 16 mars, në sheshin e protestës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Taksimi për blerjet online/ Klodian Tomorri shtron tre pikat: Ja pse është e drejtë

Publikuar

-

Nga

Taksimi për blerjet online ka ndarë qytetarët në dy grupe: ata që e mbështesin këtë gjë dhe ata që janë kundër taksave.

Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetin social ka deklaruar se Shqipëria nuk është vendi i vetëm në rajo që taksohet për blerjet online, ndërsa shton se të njëjtën politikë ndjek edhe Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia.

Tomorri gjithashtu shtron edhe tre pika pse taksimi për blerjet online është gjë e drejtë.

Postimi i plotë:

Te pavertetat e blerjeve online

Nuk eshte e vertete se Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe takson blerjet online. Te gjitha vendet e rajonit i taksojne blerjet online me tvsh.

Ne Maqedonine e Veriut, kufiri i blerjeve online qe perjashtohen nga TVSH eshte po 22 euro sa ne Shqiperi. Referenca gjendet edhe tek faqja zyrtare e doganave maqedonase. Ne Mal te Zi kufiri eshte zero. Pra nuk ka rendesi sa eshte vlera e mallit qe ti ke blere online, sa te vije posta do paguash 19 per qind tvsh. Edhe sikur cmimi te jete 1 euro do paguash tvsh-ne. Ne BE, kufiri po ashtu eshte zero. 



Ashtu sikurse te gjitha vendet vec tvsh-se zbatojne dhe takse doganore,  per mallrat qe vijne nga vendet jashte BE-se. Po, Serbia ka nje kufi me te larte te perjashtimit per blerjet online. E ka 50 euro. Por te gjithe i taksojne dhe te gjithe po shkojne drejt uljes apo heqjes totale te kufirit te pataksueshem. 

A duhen taksuar blerjet online? Qe c’ke me te. Nese ti i le te pataksuara ndodhin tre gjera.

Se pari, gerryhet baza e taksueshme, pra gerryhen te ardhurat publike. 

Se dyti, te lejosh blerjet online te pataksuara krijon nje sistem ku te pasurit vjedhin fukarenjte. Ata qe nuk kane para nuk dine te blejne online. Mendoni pak njerezit qe jetojne ne zonat e thella, apo moshat e avancuara se sa dine te blejne online. Shumica e tyre nuk kane akses fare ne internet. Rrjedhimisht ata do blejne ketu brenda me takse 20 per qind, cdo produkt. Ndersa te tjeret qe kane mundesi me shume do blejne pa taksa online.

Se treti, trajtimi fiskal i pabarabarte eshte i pandershem dhe demton ekonomine. Nese qeveria perjashton nga tvsh blerjet online dhe takson me tvsh blerjen nga bizneset ne vend, kjo falimenton biznesin vendas. Eshte njesoj sikur te heqesh tvsh-ne per qumeshtin serb dhe te taksosh me 20 per qind fermerin e Lushnjes.

Kjo nuk eshte politike qe demonstron kapjen e shtetit. Perkundrazi, eshte politike racionale. Interesi publik kerkon nje sistem taksimi, qe i takson te gjithe njesoj. Si blerjet ne dyqanet brenda vendit ashtu dhe ato online. Jo takso brenda dhe lejo pa taksa nga jashte.

Pra, shteti nuk kapet tek kufiri i blerjeve online. Perkundrazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shpërndanin drogë në Tiranë/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Arrestohen në flagrancë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

LEXO EDHE:  Basha zbulon kush e theu derën e Kryeministrisë

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha urdhëron fshehjen e listave të anëtarësisë

J.A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;



E.B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Uji i Krujës në çezmat tona, në ‘Rikoshet’

Publikuar

-

Nga

‘Rikoshet” është një emision plot humor e satire, ku për 180 minuta trajtohen me batuta, tema nga më të ndryshmet.

Prezantuesit ngrenë probleme të shoqërisë shqiptare, edhe nepermjet personazheve që ftohen në telefon (personazhe të interpretuara nga Florian Binaj  Indri dhe Egi “analizojne” dhe i trajtojnë gjithnjë me një humor “therës”.



LEXO EDHE:  Skandali/ Basha urdhëron fshehjen e listave të anëtarësisë

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha urdhëron fshehjen e listave të anëtarësisë

Këtë të mërkurë, ata sjellin ngjarje aktuale, sic ishte ajo e Krujës ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

LEXO TE PLOTE