“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese – CNA
Connect with us

Aktualitet

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Publikuar

-

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte një spot e zhveshur në dush për “Xing me Ermalin”.

“Kur e kam parë atë spotin kam thënë thënë ‘Të lumtë Ermal se më të shëmtuar se kaq nuk e nxirrje dot’, u përgjigj Grida duke qeshur.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Protestat e opozitës/ Bregu: Kur protestat bëhen personale, nuk kanë mbështetje

Publikuar

-

By

E ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, ish ministrja e Integrimit Europian Majlinda Bregu kometoi edhe protestat që po ndodhin në Ballkan.

E pyetur në lidhje me protestat e opozitës në vendin tonë, Bregu tha se kur protestat bëhen për ngjyrime personale nuk mund të kenë mbështetje.

“Po aq sa është e vërtetë që kur protestohet për të arritur në një stad më të lartë, ka gjithmonë mbështetës. Por kur protesta ka ngjyrime personale atëherë nuk është në rregull, dhe do doja që ta ndalja këtu pyetjen për protestat”,- tha Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tre arsye pse është mirë të lidhesh me gra pak mbipeshë

Publikuar

-

pse duhet te lidhesh me gra pak mbipeshe

Janë të mira për t’u stërvitur

Nëse je një burrë jeton për t’u stërvitur, një grua pak e mbushur mund të jetë partnerja ideale për të stimuluar stërvitjen.  Ajo nuk do të bezdiset kurrë nga nevoja jote për t’u stërvitur por do të stërvitet bashkë me ty, pasi edhe ajo ka nevojë të stërvitet.

Kanë shumë sens humori

E vetmja gjë më e madhe se trupi i saj tek një grua pak e mbushur është personaliteti i saj. Gratë e mbushura janë të njohura për sensin e tyre të humorit si dhe për autoironinë që i bën gjithnjë të dëshirueshme për t’u pasur afër.

Janë dëgjuese shumë të mira

Po, gratë e mbushura janë dëgjuese shumë të mira. Ato duan që t’i flasësh për problemet dhe mendimet e tua. Falë vizionit që kanë për jetën ato mund të japin këshilla shumë të vlefshme si dhe mund të të ndihmojnë që të zgjidhësh problemet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Infermierja seksere/ Shefi i Gjinekologjisë i kërkoi rryshfet për fëmijën e tetë

Publikuar

-

By

 Shefi i repartit të Obsetrik- Gjinekologjisë pranë Sherbimit Spitalor Pogradec Refki Pere, kërkon ryshfet për një operacion me anë një infermiere.

Rasti u bë publik nga emisioni “Fiks Fare”, pasi shtetasi Zaim Bakolli iu drejtua emisionit se për lindjen e gruas së tij dhe një operacion që do të kryhej për mos të bërë më fëmijë i është kërkuar nga shefi i repartit 150 mijë lëkë të vjetra. Kërcënimet e qytetarit se do të ankohej në “Fiks Fare” për mitmarrje e stepën mjekun i cili nuk e kreu vetë operacionin.

Zaim Bakolli është babai i shtatë fëmijëve dhe priste fëmijën e tetë. Duke jetuar në kushte të këqija ekonomike, pa asnjë të ardhur, por mbajnë frymën vetëm me kemp-in e njërës prej vajzave të tij, menduan të bënin edhe një ndërhyrje kirurgjikale që mos të bënin më fëmijë.

Në ditën e konsultës Zaimi kishte debatuar me shefin Refki Pere, pasi një infermiere me emrin Entela e kishte pyetur se sa para kishte me vete. Kur ai i ishte përgjigjur se kishte vetëm 30 mijë të vjetra me vete, ajo i kishte thënë se ishte shumë larg shumës, pasi duheshin 150 mijë lekë. Në gjaknxehtësi e sipër Zaimi u kishte thënë se do të merrte “Fiks Fare” për këtë padrejtësi që po bënin ndaj tij, kështu së bashku me gruan shtatzënë dhe më familjarët e tij ishte larguar nga materniteti.

Ditën që gruaja duhet të sillte në jetë fëmijën e tetë gazetarët e Fiksit mbërrijnë në Pogradec ku së bashku me Zaimin i drejtohen maternitetit të Pogradecit. Ai fillimisht takon njërën prej infermiereve dhe I thotë se e ka gjetur borxh shumën që I kishin kërkuar, por ajo largohet duke i thënë se nuk kishe punë, pasi ishte vetëm infermierja e turnit. Ajo e drejton tek doktoresha e turnit për të bërë eko-n. Gjatë kryerjes së eko-s doktoreshë Genta I thotë se gruaja ishte gati për të lindur dhe nëse do të bëhej operacion duhet të jepte ok-in vetëm shefi, pra doktor Refkiu. Në bisedim del se Zaimi e kishte kërcënuar shefin se do të thërriste Fiksin dhe ai ishte stepur, por doktoresha në qetësi të plotë shprehet “ nuk jeni prishur për unë lekësh , se ai ta di hallin. Ai ka bërë dhe pa leka, kështu do ua bënte edhe ju”.

Më pas gruaja e Zaimit futet në operacion të cilin e bën një tjetër doktor sëbashku me doktoreshë Gentën. Fëmija lind i shëndetshëm dhe i seksit mashkull. Sërish Zaimi komunikon me infermieret për të ditur se sa është detyrimi I tij karshi mjekëve që kryen operacionin. Ai bisedon me një infermiere e cila i thotë “sa të kesh jepu” , kur Zaimi i thotë se ka 130 mijë lekë të vjetra me vete ajo i thotë se janë mjaftueshëm. Kurse një tjetër i thotë që aq sa ka t’ia japë doktoreshë Gentës se ajo i ndan vetë pastaj.

Edhe takimi i fundit me shefin Pere, pasi fëmija kishte lindur dhe operacioni kishte përfunduar, Z. Bakolli I kërkon të falur se i ka ngritur zërin në konsultën e mëparshme , por doktori ruan qetësinë duke i thënë që ishte më mirë që nuk ndërhyn para 3 javëve. Në fund Zaimi kërkon të takojë edhe doktoreshën Gentën dhe doktor Ilirin të cilët bënë të mundur lindjen dhe ndërhyrjen dhe infermieret i thonë se vijnë vetë të kërkojnë pa merak.
Nga takimin që babai i tetë fëmijëve pati me doktoreshë Gentën I kërkoi nëse i detyrohej gjë , por kjo e fundit nuk pranon, por e largon duke I thënë “ ik se këtu jemi”.

Materniteti Pogradec

Qytetarja-Entela ç’kemi, si dukesh ti
Infermierja-Mirë eme ça bëri, e bëri kjo me lindi?
Qytetarja- Sa lek….
Infermierja-Mos më ngatërro fare me këto punë mua
Qytetari- Jo, ti kërkoj falje doktorit e kisha llafin
Infermierja-Jo ore mos më ngatërro mua, unë jam infermiere asgjë tjetër
Qytetari-Jo, jo unë…
Infermierja-Lere tashi…
Qytetarja-Po ti me i kërkove ti the
Infermierja-Si?
Qytetarja- Ti i kërkove ti the ajo e Çëravës
Infermierja-Ça thashë unë?
Qytetari-Sa donte atë ditë ay?

Infermierja-Nuk di gjë unë upupupupu, unë jam infermiere e turnit asgjë.
Qytetari-Pse tashi unë vajta i gjeta (leket)
Infermierja 2- Mjeke roje është doktoreshë Genta, shko bëj eko të të shikojë të të nxjeri si je, sa je, pastaj ça do ……

Shkojmë bëjmë ekon me doktoreshë Genta
Infermierja 3- Ajde ulu, mos u shtri po ulu.
Doktoresha e Ekos- Shiko po kjo akoma s’ka lindur
Pacientja-Po çne me.
Doktoresha e Ekos-Të kam parë njëherë unë ty më duket. Tashi me doktor Eftiun do vesh të vizitohesh?
Pacientja-Do ta bëj me operim
Doktoresha e Ekos-Me operim?
Pacientja-Që të mbyll kanalet
Doktoresha e Ekos-Po a ke biseduar me atë se ai është shefi, po s’tha ai nuk të bën njeri me operim. Se ti e ke me operim për të mbyllur kanalet nuk e ke se duhet ta bësh.
Pacientja-Po.
Doktoresha e Ekos-Jo për ndonjë gjë po duhet ai të jetë dakort
Qytetarja-Ai është specialist për atë punë
Doktoresha e Ekos-Specialiste edhe unë jam po ai është shefi është drejtori
Qytetarja-E është më i madh
Doktoresha e Ekos-Më i madhi, po tha ai që nuk bëhet po se vuri firmën ai, nuk e bën njeri.
Pacientja-Atë do bëjmë tashi
Doktoresha e Ekos-Atë, po pse se rregullon muhabetin me atë?
Qytetari- Moj doktore

Doktoresha e Ekos-Eeee
Qytetari-Po vajtëm atë ditë, mua më dha llafin që do vish ditën e hënë që ta operojmë. Mora e rrobat e të fëmijës e të ksaj….
Doktoresha e Ekos- Ai tha mua më ashtu tha jo më shanin më…po më ofendonin tha
Qytetari-Ça diagnoze ti ve, po e di vetë ti i thashë ti je doktor
Doktoresha e Ekos-Ti merre me të mirë mos e mer me të keq
Qytetarja-Po le atë po na kërkonin edhe lek këta
Qytetari-Pa le këtë, më del ajo Entela xhaxhi tha , sa lek ke në xhept?
Doktoresha e Ekos-Entela?
Qytetari- Ee. I thashë o bir i xhaxhit unë kam 7 fëmijë, ja i dhënkam një 30 mjë (te vjetra) aq kam i thashë të le fëmijët pa bukë, unë me një kemp të çupkës mbahem që e kam sakatkë
Doktoresha e Ekos-Ti ça e ke këtë? (E pyet për pacienten)
Qytetari-Grua. Kaq kam i thashë unë. Oho je poshtë tha pa 150…. S’kam thashë…Kaq kam gabuar i kam thënë kështu…
Doktoresha e Ekos- Ke fiksi a ça i the
Qytetari- Nuk i kam thënë doktorit, aty llafosa ka qënë ai doktori tjetër nuk i thashë ashtu, nqs ka pirë i thashë, po më jep këto përgjigje
Doktoresha e Ekos-Do marr fiksin, fiksin i the
Qytetari-Jooo
Qytetarja-Megjithatë ne jemi pregatitur, neve kemi marrë 130 mijë lek, po qe dakort kaq mirë po qe më shumë do ti kërkojmë borxh.
Doktoresha e Ekos-Nuk është puna e lekëve, nuk më tha mua për leka, nuk u sollën mirë tha, po më thoshin jo do marrim fiksin jo kshu. Tashi neve njerëz jemi kur s’kanë dhe pa leka i bëjmë, nuk është se s’ka bërë pa leka ay. Nqs është prishur ky muhabet për leka nuk e besoj, se ai ja u di hallin dhe prandaj ja u qan hallin që e fut në operacion. Nuk e fut në operacion që të marri leka. Ai bën përpjekje për të ndihmuar ty për të zgjidhur problemin.
Qytetarja-Neve na tha Entela (infermierja)
Doktoresha e Ekos-Mos u merrni megjith Entelë

Qytetarja-Ajo na tha
Qytetari-50 i ke pak tha. Tashi kur i thashë unë moj i rregullova.. OOO tha, pse e drodhe i thashë, ti me më the me i thashë se ti hyre me doktorin në zyrë. Atë ditë pse llafosje….
Doktoresha e Ekos-Çne që të llafosesh për lek me Entelën. Entela është një kot
Qytetarja-Infermiere është
Doktoresha e Ekos- Fundi i kazanit është
Qytetarja-Po, po. Edhe një pe Çërave edhe ajo tha. Si e ka gjëndjen byrazeri. Ça gjëndje i thashë , ay ska bukë të hajë moj.
Doktoresha e Ekos-Tashi ti je tamam për të lindur, nuk ke dhimbje fare?
Pacientja-Jo s’kam.

Takim me shefin e repartit Refki Pere

Doktori- Hë mirë, si ja çon?
Qytetari-Më fal për atë ditë, për atë ditë më fal, po ashtu qeva, kam halle, kam ashtu po për atë ditë më fal
Doktori-Po mirë mo mirë po…
Qytetari-Prandaj erdha vetë, lashë fëmijët
Doktori-Tashi sot e ka doktoresha, do bisedoj me atë
Qytetari-Edhe ti nuk mu përgjigje keq po, isha fajtori unë. Tashi do e futësh sot në operim?
Doktori-Më mirë që e lamë se po ta kishim futur atë ditë ishte fëmija i ….
Doktoresha-O ishte shumë përpara ajo
Doktori-Sa u bë?
Qytetari-Po bën dy tre javë
Doktori-Mirë se do bisedojmë, i keni analizat i keni të tëra
Qytetari-I kemi. Edhe pa ngrënë është edhe gjakun e kemi.
Doktori-Dakort , ja prisni aty jashtë, se do llafosemi.
Qytetari- Dua ta di se të respektoj si çupën time, sa është gjoba kur bëjnë operimet?
Infermierja 3- Nuk ka gjobë nuk ka gjobë, me dëshirë është
Infermierja 4-Nuk të kërkon ay
Qytetari- Unë 130 kam
Infermierja 4-Boll i ke
Qytetarja-Mos kërkon më shumë
Infermierja 4- Edhe ato i ke shumë.
Doktori që ishte caktuar pëe lindje ndrohet me një doktor tjetër. Takojmë doktorin pas lindjes
Doktori që asistoi në lindje- Ti je babai o?
Qytetarja- Ay është babai
Doktori që asistoi në lindje- Yyy të lumtë ty ee, çun e ke
Qytetarja-Rrofsh
Qytetari-Të më rrojë të na rroni edhe yve
Doktori që asistoi në lindje-Mirë gjëndja e përgjithshme mirë qau menjëherë, nuk ka thithur gjë, për momentin do e mbajmë
Qytetari- Tashi gruaja si është?
Doktori që asistoi në lindje-Po prit o të mbaroj njëherë për fëmijën unë se jam për fëmijën unë. Do ta mbajmë aty sa pëe ashtu dhe me kismet zotiti më vonë ta kalojmë në dhomë. Si fëmijë është fëmijë në kohë dhe fëmijë i saktë. Zoti ta faltë.
Qytetarja-Rrofsh faleminderit
Qytetari-E ke një kafe prej meje
Doktori që asistoi në lindje-Ajde mirupafshim.
Qytetari-Kush e operoi?
Infermierja 5- Doktoresha Genta me Ilirin, këta të dy.
Qytetari-Moj të të thotë xhaxhi ty, sa tu jap …
Infermierja 5-Iç o mos u jep, ose sa të kesh jepu, ke ti jepu…sa të kesh , ose iç mos u jep.
Qytetari-Është ndyrë është ndyrë, jo se jam ndonjë paralli, po më shpëtoi gruan, më shpëtoi fëmijën…

Infermierja 5-Sa të kesh jepu kaq kam i thuaj Gentës ee i lan ajo pastaj
Qytetari-Tashi të llafosemi drejt jemi njerëz kur thonë. Tashi Ilirin dua të takoj
Infermierja-Ja të dali nga operacioni se të kap vetë ay na ku je thotë, ajde këtu. Ti bëj vaksinën bebit
Qytetari-Bëja bëja, unë thashë se do ma bëje mua vaksinën.
Infermierja-Ty ta bëj aty që mos pjellësh më
Qytetari-Ngavash se unë jam kam dhënë byrazerkës lekët, kaq për këtë, kaq për këtë, prit mos u mërzit ti. Jam burrë unë
Infermierja-Ti je burrë mirë që e kuptove, i q… nënën mirë bërë, ku e zure këtë fëmijë?
Qytetari- I pirë isha….Ku është Genta?(doktoresha)
Infermierja 5-Entela drejtoe njëçikë ke salla se do Gentën, aty ku hamë bukë që mbrapa.
Infermierja-Ajde. Ajde more

Takim me doktoreshë Gentën pas operacionit

Qytetari- Rrofsh faleminderit
Doktoresha- Tu rrojë, e tubat ja lidhëm, fëmija sa kile ishte?
Qytetari-Tre e gjashtëqind a tre e tetëqind
Doktoresha-E tetëqind mbase, e tubat ja lidhëm tashi, tju rrojë…
Qytetari- Tashi sa…
Doktoresha-E dhamë llafin tashi, tashi unë e di hallin i mora vesh të gjitha
Qytetarja- Taks ndonjë gjë?
Doktoresha-Jo de jo nuk do taksim asgjë. Tashi u bë gjith ajo që ne ta zgjidhnim problemin, unë u nisa që tu ndihmoja se meqënëse e pashë nja dy herë dhe meqë Refkiu(doktori i parë që do e operonte) ja kishte dhënë llafin për operacion , ai nuk erdhi dot se kishte probleme Refkiu nuk hyri dhe rëndesi ka që puna u bë kjo ka rëndësi.
Qytetarja-Zoti të ndihmoftë
Qytetari-50 mja i ke?
Doktoresha-Po jo mo nuk asgjë sdua po ik tashi. Qetësohuni çdo gjë mbarovi. Ik se këtu jemi, këtu jemi.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Close