LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si mund ta bëni mamanë tuaj të lumtur sot?

8 Mars 2019, 10:40, Lifestyle CNA
Si mund ta bëni mamanë tuaj të lumtur sot?

1. Organizo një ditë jashtë vetëm për të!

Organizo një piknik, çoje në kinema dhe mbylleni me një darkë.Kalojeni gjithë ditën bashkë.

 

2. Gatuajini ushqimin e saj të preferuar

Edhe nëse nuk dini të gatuani, vetëm ideja do ta mallëngjejë. Ti e bërë gjithë këtë, veçanërisht për të!

3. Kuti dhuratash

Ajo do ta adhurojë! Gjithë produktet e markave që ajo pëlqen për mirëmbajtjen e trupit apo të flokëve. Kutia mund të ketë gjithashtu një parfum, locion trupi apo produkte make up-esh.

 

4. Jepini pak kohë pushim!

Mos e merrni në telefon dhe mos i tregoni për asgjë që s?po shkon siç duhet! Dhurojini një kupon dhe lëreni ta shijojë gjer në fund. Është vetëm një ditë, bëni si të bëni!

 

5.Punime të bëra me dorë

Ato janë dhuratat që mbajnë më shumë dashuri brenda. Një kujtim që s?vdes kurrë.

 

6. Vlerësojeni!

Kjo nuk kërkon shpenzim. Thjesht thuajini sa shumë mirënjohëse jeni për çdo sakrificë. Sa mirë kanë shkuar gjërat kur ajo është bërë pjesë e tyre. Thuajani me zë të lartë, ose shkruajini një letër nëse s?ju lënë lotët.

Lajmet e fundit nga