LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët përplasen me policinë

8 Mars 2019, 10:28, Aktualitet CNA
Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët përplasen me

Kryeministri Rama pështë pritur me protesta sot nga qytetarët në Fier, ku protestuesit kanë djegur goma në hyrje të qytetit të Roskovecit.

Mësohet se anëtarë dhe simpatizantë të PD-së dhe  LSI-së janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit me thirrjet Rama ik, duke u përplasur edhe me forcat e policisë.

?Policia ka parashikuar që të pengojë protestuesit që t?i drejtohen vendit po zhvillohet takimi i Ramës. Ka përfaqësues të Gardës, Policisë së Shtetit. Protestuesit kërkojnë të kalojnë nga ana tjetër që të zhvillojnë një protestë paqësore. Me aq sa duket ka patur tentativa të përhershme për të kaluar këtë kordon, për të shkuar drejt vendit ku kryeministri ka zhvilluar takimin. Protestuesit janë të vendosur të kalojnë në anën tjetër.

Në mes të protestuesve është edhe drejtori i Policisë , i cili po negocion kryesisht me zonjat?, raporton BË.

Ndërkohë sipas Partisë Demokratike, Rama ka ndryshuar rrugën pas protestës së banorëve.

?Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet ?Rama Ik? dhe ?E duam Shqiperine si gjithë Europa?. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.?-shprehet PD.

Në mbështetje të tyre janë të pranishëm edhe ish-deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmeti.

Sipas Alibeajt, qytetarët i janë përgjigjur në këtë menyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.

Lajmet e fundit nga