LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e opozitës/ Basha: Rama ka frikë nga qytetarët

8 Mars 2019, 20:27, Aktualitet CNA
Protestat e opozitës/ Basha: Rama ka frikë nga qytetarët

Protestat e njëpasnjëshme popullore të zhvilluara nga ana opozitës, sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, kanë vrarë frikën tek shqiptarët.

Basha e ka cilësuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet si shumë të vështirë, duke sqaruar se është marrë si një masë e domosdoshme për ndryshimin me themel të vendit.

?Me protestat e njëpasnjëshme shqiptarët kanë vrarë frikën. Vrasja e frikës është hapi i parë i qytetarëve. Sot Rama ka frikë nga qytetarët. Videoja e Ramës është propagandë dhe ai e qan propagandën. Vendimi ynë është shumë i vështirë. E morëm këtë nismë për të ndryshuar vendin dhe vendi duhet ndryshuar me themel. Jemi përpjekur edhe brenda sistemit ta bëjmë këtë. Është e vërtetë që e kam thënë në sytë e botës situatën në Shqipëri por është një e vërtetë e këtij sistemi i cili duhet shembur?,-tha Basha në ?Zonë e Lirë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga