LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj kundër Bashës/ “Nuk duhet përjashtuar dialogu”

8 Mars 2019, 16:25, Aktualitet CNA
Mustafaj kundër Bashës/ “Nuk duhet përjashtuar

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i qenë present në rubrikën ?Opinion? në News 24 ka folur rreth situatës politike në vend.

Sipas tij, protestat janë të nevojshme por nuk janë të mjaftueshme pasi duhet një mori veprimesh të tjera.

Më tej ai shtoi se zgjidhja e krizës politike nuk mund të arrihet pa dialog.

?Protesta është e nevojshme por nuk është e mjaftueshme duhet një aksion politik. Protesta duhet të shoqërohet me një mori veprimesh të tjera politike të cilat ne nuk po i shohim veçse disa daljeve publike të Bashës. Protesta është konsoliduar mirë por opozita nuk duhet të të përjashtojë dialogun me Ramën. Sepse është pikërisht dialogu që do të çojë në zgjidhjen e krizës politike?,-tha Mustafaj./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga