LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pabesueshme/Mbretëresha Elizabeth bën postimin e parë në Instagram

8 Mars 2019, 18:24, Aktualitet CNA
E pabesueshme/Mbretëresha Elizabeth bën postimin e parë në

Mbretëresha ka bërë postin e saj të parë të Instagram gjatë një vizite për t?u njohur me teknologjinë e komunikimit në Muzeun e Shkencës.

Ajo e hapi formalisht qendrën e re të muzeut Smith, ku u shfaqën objekte ikonë të komunikimit nga e gjithë historia, duke përfshirë makinerinë Enigma dhe kompjuterin në të cilin u krijua World Wide Web.

Mesazhi, i cili u nda nga Mbretëresha për 4,6 milionë ndjekësit e llogarisë së saj @TheRoyalFamily, përfshinte pamjet e një letre nga Arkivi Mbretëror që i ishte shkruar Princit Albert.

?Sot, teksa vizitova Muzeun e Shkencës, zbulova një letër nga Arkivi Mbretëror, i shkruar në vitin 1843 për stërgjyshin tim princ Albert. Charles Babbage, i vlerësuar si pionieri i parë i kompjuterit në botë, nga i cili Princi Albert kishte mundësinë të shihte një prototip të tij në korrik 1843. Në letrën, Babbage i thotë mbretëreshës Victoria dhe Princit Albert për shpikjen e tij mbi të cilën programet e para kompjuterike u krijuan nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, kam pasur kënaqësinë të mësoj për iniciativat e kodimit kompjuterik të fëmijëve dhe mua më duket e përshtatshme që të publikoj këtë post në Instagram, nga Muzeu i Shkencës i cili ka mbrojtur shumë teknologjinë, inovacionin dhe frymëzimin e gjeneratës së ardhshme të shpikësve.

Elizabeth R?.

Lajmet e fundit nga