LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i mjekut/ Bluzat e bardha në protestë

8 Mars 2019, 09:00, Aktualitet CNA
Dhunimi i mjekut/ Bluzat e bardha në protestë

Një ditë pas dhunimit të mjekut mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda, bluzat e bardha kanë dalë në protestë, duke kërkuar mbrojtje nga policia.

Stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të dënohen e të mos ndodhin më. Madje ata kërkojnë që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.

Një ditë më parë pacienti që dhunoi mjekun dermatolog në spitalin e Lezhës u vëtëdorëzua në polici.

Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.
?Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur?-ka thënë Eduart Lleshi.

Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga