LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti gjerman mesazh palëve politike/ Vështirësitë duhet të kalohen së bashku

8 Mars 2019, 14:31, Aktualitet CNA
Deputeti gjerman mesazh palëve politike/ Vështirësitë duhet

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Tobias Gottardt ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar takime në kryesinë e Kuvendit me deputetët shqiptarë.

Në një prononcim për mediat, Tobias Gottardt ka drejtuar një mesazh të qartë politikës shqptare, ndërsa theksoi se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe vështirësitë duhet të kalohen së bashku.

?Doja ta prekja nga afër realitetin. Kam dëgjuar kategori të ndryshme përfaqësues fondacionesh dhe kryetarë grupesh parlamentare. Fola për reformën në drejtë dhe implementimin e vettingut hapat që janë marrë nga Shqipëria janë të dukshme Shqipëria ka bërë përparim. Sigurisht nuk besoj që më takon mua të jap komente për situatën e brendshëm politike dua të shpreh qëndrimin tim se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe përballimit të çdo situate me dhënien e argumenteve gjithnjë pro dialogut. Si një europian i bindur në vlerat që transmeton BE unë jam këtu për të mbështetur çdo hap që Shqipëria po ndërmerr drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë është me fitore për të dyja anët si për Shqipërinë dhe BE. Pavarësisht vendit nga i cili vijmë, mesazhi i përbashkët është: Të gjitha vështirësitë dhe risqet që na shfaqen duhet të bashkëpunojmë bashkë?- tha deputeti gjerman./CNA.al

Lajmet e fundit nga