Dënime me burg për Menduh Thaçin dhe ish-zyrtarë të tjerë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dënime me burg për Menduh Thaçin dhe ish-zyrtarë të tjerë

Publikuar

-

Gjykata Penale në Shkup i caktoi të premten dënimin me burg Menduh Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe pesë ish-anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, për shkak të rolit të tyre në parregullsitë e procesit të zgjedhjeve vendore në vitin 2013. Zotit Thaçi iu caktua dënimi me 3 vjet e dy muaj burg.

Bedredin Ibrahimit, po ashtu zyrtar i lartë i PDSH-së dhe ish-anëtar i KSHZ-së, 4 vjet e gjashtë muaj burg. Ish-anëtarëve të tjerë të KSHZ-së, Aneta Stefanovës, 3 vjet burg, Vllatko Sajkovskit, 3 vjet burg, Sasho Sërcevit, 3 vjet burg. Edhe ish-drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, 3 vjet burg. Ky i fundit, në bazë të bisedave të përgjuara telefonike, i kishte kërkuar kryetarit të PDSH-së, Thaçi që të ndërhynte tek Bedredin Ibrahimi për të votuar prishjen e procesit të votimit në komunën e Strumicës, në juglindje të Maqedonisë së Veriut. Mijallkovi u dënua për veprën “përfitim të shpërblimit përmes ndikimit të paligjshëm”.

Prokurorja e Prokurorisë së Posaçme, Fatime Fetai kërkoi masën e paraburgimit për zotërinjtë Mijallkov dhe Ibrahimi deri në hyrjen në fuqi të dënimit, për shkak të mundësisë së arratisjes së tyre, sipas saj. Nga të gjithë të akuzuarit, vetëm z. Menduh Thaçi nuk ishte i pranishëm në gjykatë.

Të dënuarit mund të paraqesin ankesat e tyre tek Gjykata e Lartë në lidhje me masat e dënimit ndaj tyre brenda një afati të caktuar./ VOA

Aktualitet

Djem kujdes!/ Ju tregojmë çfarë bëjnë vajzat kur nuk i intereson më lidhja

Publikuar

-

veprimet qe bejne vajzat kur nuk i intereson me lidhja

Nuk të pyesin më si të shkoi dita

Kur gratë janë në një marrëdhënie dhe ndjehen të motivuara nga kjo marrëdhënie ato shpesh e pyesin partnerin në lidhje me ditën dhe rutinën e tij. Kur mungesa e interesit në lidhje me ditën e partnerit bëhet e përditshme, atherë ky duhet të jetë një sinjal alarmi.

Nuk ndjehen më xheloze

Xhelozia, sigurisht jo ajo e tepruara është një formë normale e të shprehurit interes në një lidhje. Mbi të gjitha ne nuk duam ta humbim njeriun që duam. Gjithsesi në disa raste mungesa totale e xhelozisë mund të tregojë indiferencë totale dhe humbje interesi për partnerin ose marrëdhënien.

Injoron mesazhet dhe telefonatat

Edhe pse mund të kemi një ditë shumë të ngarkuar, po të duam gjejmë gjithnjë kohë për t’iu përgjigjur një telefonate, apo një mesazhi. Nëse partnerja jote nuk përgjigjet më si më parë, ose flet ftohtë, atherë duhet të kesh mendjen, pasi me siguri e ka humbur interesin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti i Bayernit bën premtimin e madh/ Këtë vit investojmë si asnjëherë më parë

Publikuar

-

By

Bayerni po dominon në Gjermani, por në arenën ndërkombëtare, tashmë duket shumë larg pretendimeve që kishte për dominimin në kontinent. Këtë e ka kuptuar mirë Ulli Hoeness, i cili pasi ka përgatitur spastrimet e verës, duke u dhënë lamtumirën emrave si Ribery e Robben, po mendon edhe për investimet për të ardhmen.

“Jemi në procesin e rinimit të skuadrës. Ky është programi i investimit më i madh që ka bërë ndonjëherë Bayerni”, ishin fjalët e sotme të Hoeness në një aktivitet marketingu. Fjalët vijnë në një moment kur media të ndryshme po publikojnë informacione për oferta relativisht të larta që kanë bërë bavarezët për futbollistë të ndryshëm.

Më i fundit është ai për mesfushorin e krahut të djathtë 23-vjeçar, Nicolas Pepe, për të cilin përflitet se janë ofruar 80 milionë euro për ta blerë nga Lille. Calum Hudson-Odoi i Chelseas është një tjetër futbollist që ndjekin bavarezët, ndërsa për të parashikohet të shpenzohen rreth 35 milionë euro. Ndërkohë, Lucas Hernandez i Atletico Madrid është gati të transferohet në Mynih, pasi të paguhet klauzola e largimit prej 80-milionë eurosh në arkat e klubit spanjoll.

E përditshmja “Bild” insiston se klubi gjerman ka gati një çek prej 200 milionë eurosh, për ta vënë në dispozicion të kërkesave për përforcime gjatë merkatos së verës. Megjithatë, Honess e di që kjo nuk do të garantojë domosdoshmërish edhe suksesin. “Paratë kontrollojë futbollin, por përqindja vendimtare për të fituar tituj të rëndësishme përbëhet nga personaliteti i lojtarëve në fushë”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Videoja me komisionerin e BE-së/ Bregu: Thashetheme që bëjnë pis ata që i ndërtojnë

Publikuar

-

By

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shfaqej Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, me eurodeputetin, Knut Fleckenstein.

Videoja u shpërnda nga lideri i PD-së, Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Majlinda Bregu, i është përgjigjur pyetjes së moderatorit duke komentuar sërish rreth kësaj videoje.

“Është një video që e kam postuar para disa kohësh, në 2015, me prapaskenat e takimit. Jam mësuar edhe me thashethemin, edhe më akuzat më të dobëta dhe të shëmtuara.

Nuk mbaj mend që të jetë sulmuar kaq shumë një grua, me deklarata që i bëjnë pis ata që i ndërtojnë”,- tha Bregu. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
Senatorja ofron dëshmi personale mbi përdhunimet në ushtri

Senatorja amerikane, Martha McSally, veterane me një karrierë 26 vjeçare në forcat e armatosura dhe e para grua në rolin...

Close