Connect with Us

14 çiftet VIP shqiptarë që kanë shumë vite diferencë moshe

Kryesore Show Biz

14 çiftet VIP shqiptarë që kanë shumë vite diferencë moshe

Publikuar

-

Shpeshherë diferenca në moshë bëhet debat kur bëhet fjalë për personazhe publikë. Kështu ndodhi edhe kur u zbulua lidhja e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov.

 

1.Serjoza është 51 vjeç ndërsa Adelina, 27. Pra çifti kanë 24 vite diferencë megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak te lidhja e tyre. Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.

2.Alketa Vejsiu e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën private dhe foto të saj me bashkëshortin nuk ka. Por edhe moderatorja shumë e dashur për publikun ka diferencë në moshë nga bashkëshorti me 15 vite. Alketa është 35 vjeç ndërsa bashkëshorti i saj 50. Alketa është njohur me bashkëshortin në moshën 19-vjeçare dhe janë prindër të dy fëmijëve.

 

3.Diferenca në moshë nuk ka penguar as Ridelsa Sejdijan dhe Ajdin Sejdijan të jetojnë një martesë të suksesshme prej vitesh. Ajdin Sejdija është 66 vjeç ndërsa Riselda 33. Çifti publikon shpesh foto e video nga pushimet e tyre duke treguar se martesa po u shkon për mrekulli. Ata janë prindër të një djali.

4.Eni dhe Genci janë një nga çiftet më të komentuar së fundmi dhe diferenca e tyre në moshë ishte çështja e parë që u diskutua kur u zbulua lidhja e tyre. Genci është 37 vjeç ndërsa Eni 22. Pra çifti ka 15 vite diferencë, transmeton Xing.al

5.Armina dhe Shkëlzeni janë prej vitesh në lidhje dhe së shpejti pritet të bëjnë edhe dasmën. Edhe ata janë komentuar shumë për diferencën në moshë e cila është 14 vite. Shkëlzeni është 42 vjeç ndërsa Armina 28. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre dhe çifti janë shumë të dashuruar.

6.Edhe Andrra dhe Sinani, një nga çiftet më të dashur për publikun kanë diferencë në moshë. Andrra është 23 vjeç ndërsa Sinani 43. Pra çifti kanë plot 20 vite diferencë, por mosha nuk ka qenë pengesë në lidhjen e më pas martesën e tyre. Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali.

LEXO EDHE:  Mosha 31 vjeç është më e shtrenjta!

7.Kantautori shumë i dashur për publikun, Gjergj Leka është i fejuar me regjisoren Erisela Marko. Çifti ka 22 vite diferencë por vitet nuk përbëjnë problem as për ta.

8.Bojken Lako dhe Semi Jaupaj janë gjithashtu ndër çiftet më simpatikë të shoëbizit, por edhe ata kanë diferencë në moshë. Bojkeni është 43 vjeç ndërsa Semi 25. Pra dyshja kanë 18 vite diferencë.

9.Por edhe Sara me Ledionin ndonëse duken si një çift moshatar për shkak se të dy kanë stil modern, në fakt Ledioni është 10 vite më i madh se Sara. Ledioni është 32 vjeç ndërsa Sara, 22. Çifti janë prindër të një djali me emrin London Noor, transmeton Xing.al

10.Devis Xherahu, këngëtari shumë i dashur për publikun është i lidhur me ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani. Devisi dhe Ertemiona kanë një diferencë moshe prej 17 vitesh. “Nuk e kemi ndjerë diferencën”, tha Devisi në një intervistë pak muaj më parë.

11.Blero dhe Afrona, çifti nga Kosova që së shpejti do e kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë kanë 14 vite diferencë. Blero është 41 vjeç ndërsa Afrona 27.

12.Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë 13 vite diferencë. Albani është 46 vjeç ndërsa Bieta 33 vjeç. Çifti dy vite më parë u bënë prindër të një djali.

13.Aktori i mirënjohur shqiptar, Artan Imami është i martuar me modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova. Florenca është vajza e tezes së Rovena Dilos. Artani dhe Florenca janë prindër të një vajze.

14.Zaimina dhe Klodi janë po ashtu një çift me diferencë moshe, por kjo nuk ka ndikuar aspak tek marrëdhënia e tyre e këtë e vërtetojnë 15 vitet që kanë së bashku. Çifti kanë 10 vite diferencë dhe vitin e kaluar u bënë prindër të një vajze.Burimi:Xing.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Artistët shqiptarë ”mahnisin” Vatikanin me interpretimin e tyre në nderim të Skënderbeut, Dua Lipa këndon shqip

LEXO EDHE:  U rrëmbye në moshën 4 vjeçare/ "FaceApp" bën mrekulli, i kthen familjes djalin që kërkonte prej 18-vitesh

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Artistët shqiptarë ”mahnisin” Vatikanin me interpretimin e tyre në nderim të Skënderbeut, Dua Lipa këndon shqip

LEXO EDHE:  Me kalimin e kohës çiftet fillojnë dhe ngjajnë me njëri tjetrin/ Mësoni se përse ndodh kjo dukuri

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Me kalimin e kohës çiftet fillojnë dhe ngjajnë me njëri tjetrin/ Mësoni se përse ndodh kjo dukuri

LEXO EDHE:  Moda nuk njeh gjini: Ja çiftet e famshme që shkëmbejnë rrobat me njëri-tjetrin

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: